• e martë, 02 korrik 2024

Kovaçevski: Nuk do të ketë minierë nëse nuk duan qytetarët, koncesionet janë dhënë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Kovaçevski: Nuk do të ketë minierë nëse nuk  duan qytetarët, koncesionet janë dhënë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar sot se qëndrimi i Qeverisë është i qartë se nuk do të ketë minierë nëse nuk duan qytetarët e rajonit ku është dhënë koncesioni. Ai ka theksuar se koncesionet për minierën e Ilovicës janë dhënë në vitin 2012 dhe 2013 nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Ai theksoi se LSDM është ende kundër hapjes së minierave.

Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se në seancën e radhës të Qeverisë, ministri i ekonomisë sërish me të gjitha dokumentet e vitit 2012, pasi siç tha ai nuk është vetëm vendim gjyqësor, bashkë me shërbimet e tij eksperte do të informojë të gjithë ministrat për procedurën e mëtejshme.

"LSDM ishte kundër atyre minierave që nga dita e parë dhe LSDM është ende kundër hapjes së minierave të cilat qytetarët nuk i dëshirojnë në vendet e tyre. Në seancën e ardhshme të Qeverisë, ministri i Ekonomisë sërish me të gjitha dokumentet e vitit 2012, sepse nuk është vetëm vendim gjykate, së bashku me shërbimet e tij eksperte do t'i informojë të gjithë ministrat për procedurën e mëtutjeshme. Megjithatë, qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe i Kryetarit të Qeverisë është i qartë se nuk do të ketë minierë nëse nuk duan qytetarët e rajonit ku është dhënë ai koncesion, pra dy koncesione. . Koncesionet janë dhënë nga VMRO-DPMNE. Minierat nuk janë hapur falë faktit se Qeveria e LSDM-së po udhëheq procedurë për të penguar hapjen e minierave", tha Kovaçevski, i cili së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot promovuan sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pagesë të pikëpagesave.

Kryeministri theksoi se koncesionet për minierën Ilovica janë dhënë në vitin 2012 dhe 2013 nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Ai theksoi se minierat  Illovica janë në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e vitit 2016 dhe komunat e atëhershme të kryesuara nga kryetarët e zgjedhur nga VMRO-DPMNE- komunat e Bosilovës dhe Novo Sellës marrin vendime për hapjen e Minierës së bakrit dhe arit në Ilovica.

"Është mirë që të bëhet një diskutim publik për këtë temë, sepse koncesionet për minierën e Illovicës janë dhënë në vitin 2012 dhe 2013 nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së, kryeministri Nikolla Gruevski dhe këshilltari i tij Hristijan Mickoski, i cili tani është kryetar i VMRO-DPMNE-së. Ato miniera të Illovicës janë në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e vitit 2016 dhe komunat e atëhershme të udhëhequra nga kryetarët e komunave të zgjedhur nga VMRO-DPMNE, kështu që komunat e Bosilovës dhe Novo Sellës marrin vendime për hapjen e minierës së Ilovicës për bakër dhe ari. Në atë kohë nuk kishte mundësi të hapet diskutim publik, mediatik, sepse në atë kohë Gruevski dhe këshilltarët e tij i drejtonin lajmet, kështu që askush nuk mund të pyeste për ndonjë temë që nuk ishte në përputhje me programin e VMRO-DPMNE-së dhe me vendimet që ka marrë Qeveria. Dhe prandaj ky përfitim demokratik që keni sot si gazetarë, u mundëson qytetarëve të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë koncesion të ri, por për koncesione të miratuara nga VMRO-DPMNE ndaj një investitori të huaj", tha ai.

Ai thekson se synimi i Qeverisë së pari është që çdo vendim për hapjen e një miniere të jetë në përputhje me pritjet e qytetarëve, përkatësisht, siç tha ai, nëse qytetarët në komunat e rajonit të Strumicës, në rajonin planor juglindor - Strumicë, Novosellë, Vasilevë, Bosilovë janë kundër hapjes së minierave, atëherë nuk do të ketë miniera.

"Së dyti, bëhet fjalë për vendime të marra në kohën e VMRO-DPMNE-së, për shkak të të cilave vendime shteti tani vendoset në labirinthe gjyqësore. Bëhet fjalë për një numër të madh vendimesh gjyqësore, disa prej të cilave janë në favor të investitorit të huaj që ka marrë koncesionet në atë kohë dhe Ministria e Ekonomisë, në përputhje me ato vendime që janë marrë në gjykata, do të duhet të vjen në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe të prezantojë të gjitha vendimet. Qëllimi i Qeverisë është së pari që çdo vendim për hapjen e minierë të jetë në përputhje me pritjet e qytetarëve, përkatësisht nëse qytetarët në komunat e rajonit të Strumicës, në rajonin planor juglindor- Strumicë, Novosellë, Vasilevë, Bosilovë janë kundër hapjes së minierave, atëherë nuk do të ketë miniera. Është qëndrim i ndryshëm nga ai i VMRO-DPMNE-së. Kur LSDM ishte kundër hapjes së këtyre minierave dhe kur sot është kundër hapjes së këtyre minierave, VMRO-DPMNE organizoi protesta ku thanë se zona ka nevojë për miniera sepse ka nevojë për punë. Mund t'ju ftoj t'i shihni konferencat për shtyp të zëvendësministrit të ekonomisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili dëshironte të kishte miniera," tha kryeministri Kovaçevski. sa/

Foto. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR