• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve për gaz nga Bullgaria

Kovaçevski: Nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve për gaz nga Bullgaria

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapacitetit për gaz dhe të kërkojmë që taksa të mos vlejë për shkak se është vendosur në mënyrë të padrejtë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e tregut dhe me direktivat e Bashkimti Evropian. Nëse duhet këtë do ta bëjmë edhe para gjykatave ndërkombëtare, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve çka do të ndodh nëse Bullgaria nuk i zgjeron kapacitetet që të mund të blihen sasi më të mëdha të gazit dhe nga burime tjera, Kovaçevski tha se me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kanë reaguar në Komisionin Evropian se taksa nuk duhet të vendoset duke pasur parasysh se kapaciteti i anës hyrëse ndaj Maqedonisë së Veriut i është dhënë nga ana e Bullgarisë "Gazpromit".

"Kjo do të thotë se një tarifë e tillë do të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes në vendin tonë me 20 për qind. Prandaj kërkuam që të lirohet kapaciteti në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të blejë gaz nga burime të tjera, të cilat nuk do të jenë ruse dhe kështu nuk do të ngarkohen me këtë taksë shtesë. Për momentin po zhvillohen bisedime si në nivel të Bashkimit Evropian ashtu edhe me Bullgarinë me ministrinë përkatëse që kjo të bëhet. Vitin e kaluar, së bashku me Komisionin Evropian dhe Bullgarinë, arritëm të lirojmë kapacitetin e prokurimit të gazit që nuk është ekskluzivisht në pronësi të Gazpromit dhe shpresoj se do të mund ta bëjmë edhe këtë vit", tha Kovaçevski, pas ngjarjes me rastin e Dites kombetare te sigurimeve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR