• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski nga Rejkjavik: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim në sigurinë e Evropës

Kovaçevski nga Rejkjavik: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim në sigurinë e Evropës

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të katërt të Këshillit të Evropës, mori pjesë në tryezën e rrumbullak pas dyerve të mbyllura, ku u diskutua për modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në kohë të rreziqeve të mëdha për të.

"Në diskutim, Kryeministri Kovaçevski u fokusua në detyrimin e të gjitha vendeve që të dënojnë ashpër agresionin kundër parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror, duke përfshirë deokracinë, si dhe të tregojnë solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e vlerave morale, veçanërisht në një kohë sfidash globale. Çdo formë agresioni dhe vuajtjeje e popullatës civile, si mjet për arritjen e një qëllimi, u vlerësua si i papranueshëm", informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Gjithashtu u theksua rëndësia e integrimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si një investim në përforcimin e sigurisë së Evropës, për të cilën zhvillimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut janë themelet kryesore.

Me tryezën e rrumbullakët, në Samitin e Këshillit të Evropës, bashkëkryeson Presidenti i Rumanisë Klaus Johanes dhe Kryeministri i Luksemburgut Havier Betel, ndërsa morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishel, Presidentja e Sllovakisë Suzana Çaputova, kryeministrat e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, i Norvegjisë Jonas Gar Store dhe Italisë Xhorxhija Meloni. bsh/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR