• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë vendim për të ardhmen evropiane të vendit, politikanët duhet të marrin vendime strategjike në interes të qytetarëve

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë vendim për të ardhmen evropiane të vendit, politikanët duhet të marrin vendime strategjike në interes të qytetarëve
 Vjenë, 20 prill 2023 (MIA) - Përgjegjësi e të gjithë politikanëve është të bashkëpunojnë dhe bashkërisht të marrin vendime në interes të qytetarëve të cilët dëshirojnë të jetojnë në Maqedoninë e Veriut si pjesë e BE-së, e jo në shtet të tjera evropiane, tha kryeministri    Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehamer, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për kundërshtimin e opozitës për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se e sheh veten si një optimist racional, duke theksuar se beson në realizimin e qëllimit.

"Po, kjo është një çështje e rëndësishme dhe është një nga vendimet që do të duhet të marrim deri në hyrjen përfundimtare në BE, ky është votimi  i parë me  2/3   deri në ato të ardhshme që do të vijnë, prandaj ky vendim do ta vazhdojë rrugën drejt integrimit në BE dhe unë e shoh si një vendim për të ardhmen evropiane të vendit. Ky nuk është proces i një personi dhe nuk është proces i një partie politike, as i një qeverie, ky është proces i të gjithë vendit, i cili duhet të sigurojë dhe garantojë një të ardhme evropiane për qytetarët e kësaj dhe gjeneratave të ardhshëme të Maqedonisë së Veriut. Dhe pikërisht për këtë gjithmonë  përsëris  se është përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë që të bashkëpunojnë dhe bashkërisht të marrin vendimet e nevojshme, vendime të tilla që janë me rëndësi strategjike për vendin nuk duhet të jenë objekt i debateve ditore politike", tha Kovaçevski.

 Ai theksoi shembuj të vendeve që së shpejti iu bashkuan BE-së, duke treguar se vendimet janë marrë në mënyrë strategjike dhe nuk kanë qenë pjesë e debateve të përditshme. Në deklaratë, Kovaçevski u përqendrua edhe nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes me FRONTEKS-in, të nënshkruar në gjuhën maqedonase.

 Kryeministri theksoi se proceduralisht tashmë është formuar grupi punues për ndryshimet kushtetuese, i cili përfshin ekspertë të së drejtës kushtetuese, përfaqësues të komunitetit akademik dhe praktikantë, me juristë dhe përfaqësues të partive politike.

 "Për fat të keq, opozita nuk iu bashkua këtij grupi të punës, pasi nuk iu bashkua as grupeve të punës për negociatat me BE-në gjatë skriningut dypalësh, mendoj se ky nuk është një vendim racional dhe jo i mençur, sepse të jesh pjesë e këtij procesi do të thotë se partia politike  e mëson procesin dhe një ditë mund të vazhdojë të jetë pjesë e procesit", tha Kovaçevski.

 Ai theksoi se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, deputetët kanë arsye, vizion dhe kapacitet që të marrin vendime strategjike të rëndësishme për të ardhmen e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme të qytetarëve. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR