• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë parakushti i vetëm që të vazhdohet përpara, çdo vonesë është vendim politik pa përgjegjësi dhe i rrezikshëm

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë parakushti i vetëm që të vazhdohet përpara, çdo vonesë është vendim politik pa përgjegjësi dhe i rrezikshëm

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Partitë politike parlamentare arritën marrëveshje që zgjedhjet vitin e ardhshëm të mbahen më 8 maj, gjegjësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, përderisa rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të mbahet më 8 maj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në deklaratën e mediave pas takimit të liderëve në Kuvend. 

Sipas Kovaçevskit në takimin e liderëve ka pasur gjithashtu edhe koncensus jashtëzakonisht të gjerë për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor gjegjësisht Kodin Zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kovaçevski gjithashtu informoi se Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe për zgjedhje të kandidatit për zgjedhje presidenciale, në bazë të Statutit dhe në bazë të rregulloreve adekuate në parti.

"Me kryetarët e partive politike parlamentare kishim diskutim në më shumë tema të rëndësishme për qytetarët dhe për shtetin. Biseduam edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për ndryshimet e Kodit Zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe për datën për zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhje parlamentare të cilat duhet të mbahen në vitin 2024", deklaroi Kovaçevski.

Ai theksoi se në takim i ka informuar kryetarët e partive politike për statusin me procesin e skriningut për të cilin, siç potencoi, zhvillohet me sukses dhe në bazë të dinamikës së konfirmuar. 

"Folëm edhe për planin për rritje me të cilin vendi dhe qytetarët do të kenë mundësi që në mënyrë konkrete t'i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimin në BE para se vendi formalisht të bëhet anëtare e Unionit. Biseduam edhe për përfundimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, siç thash edhe në takimin e liderëve, për ne, për LSDM-në dhe partnerët e koalicionit nuk ka dilemë se Maqedonia e Veriut bën pjesë në BE, se rruga evropiane ka filluar si proces dhe se këtu nuk ka të ndalur, se BE-ja është alternativa jonë e vetme", tha Kovaçevski.

Kryeministri potencoi se pranimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet parakushti i vetëm që të vazhdohet përpara. 

"Çdo shtyrje dhe lënie në pasiguri të bisedimeve dhe të anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm është vendim jashtëzakonisht i pa përgjegjësi dhe vendim i rrezikshëm politik. Këtë qëndrim e ndava në takimin e liderëve me vërejtje se ndryshimet kushtetuese do të mbeten detyrim edhe për këtë përbërje parlamentare edhe për përbërje të ardhshme dhe çdo tezë se ndonjë alternativë tjetër për anëtarësimin tonë në BE është e gabuar. Tani është koha që të veprohet në mënyrë të duhur dhe të miratohen ndryshimet kushtetuese", shtoi Kovaçevski. 

Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kovaçevski tha se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë rekomandime në pjesën e kornizës ligjore, procedurës për ankesa për mbrojtje të të drejtës zgjedhore, vëzhgimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve, fushatës zgjedhore, financimin e fushatës, përfaqësimit mediatik në procesin e zgjedhjeve. 

Ai shtoi se ndryshimet të cilat i kanë biseduar tashmë janë harmonizuar dhe zbatuar në Propozim-ligjin.

"Këto hapa që ndërmerren me zbatimin e rekomandimeve dhe me përfshirjen e të gjithë faktorëve politikë, janë shembull i shkëlqyer i një koordinimi të mirë dhe punës së përbashkët në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor dhe në përgjithësi të zgjedhjeve në të ardhmen. Sa i përket procedurës, këto amendamente, gjegjësisht Projektligji do t'u dorëzohen koordinatorëve të grupeve parlamentare për të hyrë në procedurë parlamentare dhe për të votuar me kohë", shtoi Kovaçevski.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve, Kovaçevski shprehu kënaqësi që pas 17 vjetëve përsëri do të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare. Siç tha, zgjedhjet e fundit të rregullta parlamentare në vendin tonë ishin në vitin 2006.

"Në komunikim intensiv me partnerët e koalicionit, si dhe monitorim aktiv të qëndrimeve të të gjitha partive politike, përfshirë diskutimet në grupet e punës që kanë punuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me OSBE/ODIHR në të cilat kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike, që që e theksova është se zgjedhjet e rregullta presidenciale ka hapësirë ​​që zgjedhjet të mbahen në fund të prillit, gjegjësisht zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në fillim të majit. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh kufizimet ligjore, por i kushtojmë vëmendje edhe festave të ardhshme fetare, që në fakt janë i gjithë muaji prill, që është muaji i Ramazanit dhe Pashkët janë në fillim të majit. Në takim propozova që datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të jenë 24 prilli për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe 8 maji për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjeve parlamentare", theksoi kryeministri.

Në bazë të ligjit, siç tha, qeveria teknike, gjegjësisht Qeveria e Përzhinos, do ta jetë nga 28 janari. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR