• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese shikoj si në votim për vazhdimin e integrimit evropian

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese shikoj si në votim për vazhdimin e integrimit evropian

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se në votimin në Parlament nuk shikon si në votim për amandamente të Kushtetutës, por si në votim për vazhdimin e integrimit evropian në vend.

"Unë për ndryshimet kushtetuese jap deklarata dhe asnjëherë deklarata ime nuk dallon nga deklarata paraprakisht e dhënë, se është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili do të thotë ardhmëri për shtetin. Këtë e thash sot edhe në fjalimin tim dhe në votimin në Parlament unë nuk shikoj si në votim për amandamente të Kushtetutës, por si në votim për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit. Dhe të gjithë deputetët duhet ta kenë në mendje se duhet ta realizojnë qëllimin strategjik për të gjitha qytetarët në shtet, të cilët dëshirojnë dhe meritojnë të jetojnë në vend anëtar të BE-së. Ndërsa për efektet, efektet pozitive ekonomike nga ky anëtarësim në BE kemi mundur të dëgjojmë nga të gjithë folësit, të cilët deri tani u drejtuan në Forumin ekonomik në Shkup", tha Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për zbatimin e reformave dhe deklaratave të eurokomisarit Johanes Han, si dhe paraprakisht Gi Verhofshtad, Kovaçevski tha se të gjithë ato deklarata, duke përfshirë edhe atë të kryetares së KE-së, janë në harmoniizm të plotë. 

Одговарајќи на новинарско прашање за спроведување на реформите и изјавите на еврокомесарот Јоханес Хан, како и претходно на Ги Верхофштад, Ковачевски рече дека сите тие изјави вклучувајќи ја

"Të njëjtën e tha, nëse keni vërejtur edhe kryetari i Komisonit Evropian, Ursula von der Lajen se BE-ja duhet të përgatitet dhe se mund të funksionojë me më shumë se 30 vende anëtare, ashtu që punohet për deklarata, të cilat tërësisht janë në harmonizim", tha kryeministri Kovaçevski.

Ai potencoi se reformat te ne vazhdojnë.

"Ne bëjmë një sërë reformash vazhdimisht, për këtë shkak shoqëria ka përparuar nga pavarësia e deri sot në të gjitha aspektet. targeti mbetet mbetet viti 2030, dhe nëse e keni dëgjuar zotëri Hanin në fjalimin e tij, ai madje ishte edhe optimist se kjo mund të jetë edhe më shpejtë, duke marrë parasysh ritmin me të cilin punon", tha kryeministri.

Lidhur me komisarin Han, Kovaçevski tha se kanë pasur takim jashtëzakonisht miqësor dhe konkret.

"Pasi ai është komisar për buxhet dhe gjatë dy viteve të kaluara kemi pasur një sërë takimesh në Bruksel, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e përkrahjes makrofinanciare, të cilën Maqedonia e merr nga BE-ja. Dhe dy herë, të gjithë jeni të informuar se kemi realizuar takime të suksesshme, 80 milionë euro ndihmë për ballafaqim me krizën energjetike dhe 160 milionë ndihmë për ballafaqim me krizën ekonomike. Sot biseduam për atë që vijon më tej në pjesën e Buxhetit për vitin e ardhshëm dhe po ashtu në pjesën e sigurimit të mjeteve për të gjitha projektet që realizohen nga BE-ja. Biseduam edhe lidhur me integrimet evropiane të shtetit. Ai është përkrahës i madh i integrimeve tona. Mos të harrojmë se ai ka pasur një nga rolet kyçe, kur në u bëmë anëtare e NATO-s, ishte pjesë e Marrëveshjes së Prespës dhe unë jam shumë i lumtur që ai është këtu", tha Kovaçevski.

Lidhur me deklaratën e Verhofshtad, sipas tij, ajo aspak nuk dallon nga deklaratat tjera që jepen.

"Po ne kemi qëllim deri vitin 2030. Kjo është tërësisht në harmonizim me atë që e tha kryetari i Këshillit Evropian, zotëri Mishel, i cili tha se BE-ja deri vitin 2030 duhet të punojë në dy shtigje: njëra është reforma në BE, me qëllim që të mund të funksionojë më shumë se vendet aktuale anëtare. Të njëjtën e tha, nëse keni vërejtur edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen se BE-ja duhet të përgatitet dhe se mund të funksionojë me më shumë se 30 vende anëtare, ashtu që bëhet fjalë për deklarata, të cilat janë tërësisht të harmonizuara", tha Kovaçevski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR