• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në komunat e drejtuara nga LSDM janë realizuar mesatarisht mbi 53 për qind të projekteve të premtuara

Kovaçevski: Në komunat e drejtuara nga LSDM janë realizuar mesatarisht mbi 53 për qind të projekteve të premtuara

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së me punën e tyre dhe projektet e realizuara në nivel lokal janë shembull i punës së suksesshme dhe të përkushtuar në interes të qytetarëve, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk duke ndarë një fotografi nga takimi me udhëheqësinë e partisë dhe kryetarët e komunave.

Kovaçevski ka thënë se mesatarisht në të gjitha 17 komunat e menaxhuara nga LSDM-ja janë realizuar më shumë se 53 për qind nga projektet e premtuara për qytetarët.

"Komunat po zhvillohen dhe po përparojnë. Ky është një ndryshim i madh në krahasim me paaftësinë e kryetarëve të DPMNE-së që për dy vite nuk kanë realizuar projekte dhe nuk po bëjnë asgjë për qytetarët. Kjo e arritur pasqyron përkushtimin e LSDM-së ndaj qytetarëve. Politikat e qeverisë kanë për qëllim zhvillimin e balancuar lokal dhe progresin ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët", shkruhet në postimin në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR