• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski në Këshillin e sigurisë: Agjenda evropiane është qëllimi ynë strategjik, nuk do të lejojmë asgjë ta rrezikojë

Kovaçevski në Këshillin e sigurisë: Agjenda evropiane është qëllimi ynë strategjik, nuk do të lejojmë asgjë ta rrezikojë
Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Agjenda evropiane është qëllimi ynë strategjik, nuk do të lejojmë asgjë ta rrezikojë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e sotme të Këshillit për siguri, të thirrur nga ana e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u bisedua për gjendjen aktuale të sigurisë, në rajon dhe më gjerë në hapësirën euroatlantike, përfshirë edhe situatën në Ukrainë dhe në atë kontekst, për javët e para të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ku bëjnë pjesë 57 vende anëtare, përfshirë edhe Federatën ruse.
 
Fokus i veçantë është vendosur në marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndaj çka, Republika e Maqedonisë së Veriut është sinqerisht e përkushtuar, në frymën e vlerave evropiane.
Në mbledhjen e Këshillit të sigurisë, kryeministri Kovaçevski, e ndau vlerësimin me presidentin e shtetit, Pendarovski se nuk guxon të lejohet, agjenda evropiane, që është qëllim strategjik i shtetit tonë, si dhe marrëdhëniet bilaterale me Republikën e Bullgarisë fqinje, të bëhen viktima të politikave nacionaliste dhe populliste, nga cila do palë.
Kryeministri Kovaçevski, në takim i ceki perspektivat evropiane të shtetit tonë si çështje të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e tërë rajonit dhe e ceki nevojën për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë liderët dhe subjektet politike, në realizimin e këtij qëllimi shtetëror, strategjik, që është pritje e shumicës së qytetarëve në shtetin tonë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR