• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në dy muajt e parë të vitit shkalla e krimit është ulur për 33 për qind

Kovaçevski: Në dy muajt e parë të vitit shkalla e krimit  është ulur për 33 për qind

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Vetëm vitin e kaluar Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar 164 raste korrupsioni me persona fizikë apo juridikë, të cilët më pas janë ndjekur penalisht. Nëse i shikojmë shifrat, shkalla e kriminalitetit gjatë vitit 2022 është ulur për 33 për qind në krahasim me vitin paraprak, ndërsa në muajt e parë të këtij viti kemi një rënie shtesë për 33 për qind, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai sonte duke qenë mysafir në emisionin "Trilling" në TV24 duke folur për korrupsionin, theksoi se ne kemi nevojë për përmirësimin e çdo sistemi në shoqëri dhe pikërisht për këtë është i rëndësishëm anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

"Ajo që na duhet është përmirësimi i vazhdueshëm i secilit sistem dhe prandaj jam një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në BE, sepse një nga kriteret kryesore për anëtarësim në BE është grupi që përfshin sundimin e ligjit, i cili saktësisht do të tregojë dhe do të zbulojë të gjitha ato fusha në të cilat shteti i së drejtës duhet të përmirësohet në vendin tonë. Qëllimi është që të kemi një shoqëri që do të jetë në të njëjtin nivel me ato shoqëri me të cilat krahasohemi, pra me vendet anëtare të BE-së", tha Kovaçevski. sa/

Foto/Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR