• e hënë, 23 dhjetor 2024

Medikamenti "Trikafta" pas votimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, i kapshëm për të gjithë pacientët të cilëve u nevojitet

Medikamenti

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Medikamenti Trikafta të cilin tashmë e morën pacientët në gjendje më kritike, pas procedurës së zbatuar urgjente, pas votimit të ndryhsimeve ligjore të cilat janë në procedurë kuvendore shumë shpejtë do të mund të caktohen mjete financiare edhe për të gjithë pacientët e tjerë të cilët kanë nevojë nga ky medikament, deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

"Siguruam medikament në pajtim me analizat e Ministrisë së Shëndetësisë, para së gjithash Klinilës për sëmundje të fëmijëve dhe Klinikës për pulmologji. Furnizim urgjent para së gjithash për pacientët më kritik. Ata i identifikuan se janë tetë në gjendje më kritike. Dh është mirë që furnizuesi arriti ta sjellë medikamentin edhe para 30 ditëve të parapara, sa duhej të prodhohej medikamenti tek prodhuesi", tha Kovaçevski nëp pyetjen e gazetarëve pas vizitës në një market në Kapishtec.

Lidhur me ndryshimet ligjore, nënvizoi se ato bëhen sepse bëhet fjalë për medikament i cili prodhohet nga ana e vetëm një prodhuesi, i cili e ka patentën, dhe se kjo është praktikë edhe tek shtetet në rrethinë.

"Shtetet dhe disa nga shtetet në rrethinën tonë në ligjet e veta parashikuan se kur bëhet fjalë për medikament të cilin e prodhon një prodhues Ministria e Shëndetësisë, Fondi për shëndetësi përmes ekipeve të veta profesionale drejtpërdrejtë e furnizon medikamentin, sepse nëse shkoni përmes ndërmjetësve, atëherë çmimi i medikamentit vetëm rritet, bëni procedurë tenderi për diçka që e ofron vetëm një prodhues. Dhe për atë shkak janë përgatitur ato ndryshime, i përgatitën profesorë nga Fakulteti i Mjekësisë së bashku me kolegë nga Fondi për shëndetësi dhe Ministria e Shëndetësisë dhe janë para deputetëve në Kuvend. Unë jam i sigurt se atë do ta votojnë dhe në bazë të asaj Ministria dhe Fondi do të  mund të hyjnë në negociata për furnizim të medikamentit për të gjithë pacientët, cila listë e pacientëve merret nga ana e klinikave të cilat kujdesen për shëndetin e atyre pacientëve dhe në bazë të analizave të cilat ata i bëjnë , e dinë saktësisht se për cilët pacientë kur, çfarë terapie duhet t'u jepet", theksoi kryeministri Kovaçevski.

Ai potencoi se është mirë që edhe gjatë furnizimit të parë që është bërë, është arritur çmim i cili është më i ulët nga ai që ishte planifikuar fillimisht, kështu që përveç tetëve të cilët janë më kritik tashmë mund të merret edhe për katër pacientë të tjerë.

Kovaçevski informoi se tashmë është parë me anëtarët e Asociacionit pë fibrozë cistike, me disa nga prindërit e fëmijëve të cilët shprehën falënderim që për një kohë aq të shkurtë është siguruar medikamenti për këta pacientë ndërsa për një kohë të shkurtë edhe për të tjerët. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR