• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Me të ardhmen e shtetit nuk ka tregti

Kovaçevski: Me të ardhmen e shtetit nuk ka tregti

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - LSDM nuk pranon kurfarë kushtëzime dhe me askë nuk do të bëjë marrëveshje politike, posaçërisht jo me dikë i cili tashmë i është shitur kundërshtarit tonë politik dhe duhet të shkruajë letra për ta arsyetuar miqësinë e vet  dhe koalicionimin  e vet me kundërshtarin tonë politik. Këtu bëhet fjalë për çështje të së ardhmess së shtetit dhe me atë nuk ka tregti, porositi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski nga tubimi i LSDM-së dhe Koalicionit për të ardhme evropiane në Aerodrom.

Ai para qytetarëve tha se janë foikusuar ta arrijnë rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 8 majit dhe bëri thirrje për mobilizim të të gjitha forcave progresive, në mënyrë që, siç theksoi, "të oarandalohet kthimi i regjimit të VMRO-DPMNE-së".

Kryetari i LSDM-së theksoi se nëse një parti djathtiste si VMRO-DPMNE merr fuqi tejet të madhe, kjo do ta vrasë perspektivën evropiane.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin masiviht në votim dhe t'ia japin besimin Pendarovskit dhe LSDM-së sepse, siç tha, një LSDM e fuqishme në Kuvend nevojitet për shkak të së ardhmes së shtetit.

Kovaçevski në fjalimin e tij para qytetarëve të Aerodromit theksoi se LSDM është partia e vetme politike e cila asnjëherë nuk do të heqë dorë nga inkluzioni dhe e cila në mënyrë konstante kontribuon për karakterin multietnik të Maqedonisë. ab/

Foto: LSDM 

QËNDRONI TË LIDHUR