• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me projektet investuese strategjike do të fitojmë sasi më të mëdha të energjisë elektrike të prodhuar në Maqedoni

Kovaçevski: Me projektet investuese strategjike do të fitojmë sasi më të mëdha të energjisë elektrike të prodhuar në Maqedoni

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se me katër ligjet për projekte investuese strategjike të cilat nga sot janë në debatin e Komisionit në Shtëpinë ligjvënëse për miratim me procedurë të shkurtuar, do të fitojmë sasi më të mëdha të energjisë elektrike e cila do të prodhohet në Maqedoni, për dallim nga tani kur kemi energji elektrike të prodhuar në kapacitete nga viti 1984.

Ai theksoi se opinioni ekspert është i ndarë në lidhje me projektet strategjike, si dhe partitë politike kanë qëndrime jokonsistente për këtë çështje.

"Fillimisht bëhet fjalë për investime strategjike që aktualisht nuk ekzistojnë në vendin tonë. Disa nga ekspertët janë praktikisht pro projekteve të tilla strategjike, disa nga ekspertët janë kundër projekteve të tilla strategjike. Partitë politike kanë do të thoja mendime jo konsistente, p.sh. kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se është kundër njërit prej projekteve, gjegjësisht projektit të Shtipit, dhe kryetari i komunës së Shtipit, i cili është nga e njëjta parti, ka shkuar në vend me përfaqësues të kompanisë dhe tha se ishte një projekt i madh", theksoi Kovaçevski.

Debati parlamentar duhet të udhëhiqet në nivel profesional, theksoi Kovaçevski, ndërsa për 40-të amendamentet e VMRO-DPMNE-së opozitare thotë se janë pjesë e debatit demokratik dhe siç tha duhet të dëgjohen mendimet e ekspertëve që të arrihet një zgjidhje më e mirë.

Ai ka theksuar se i respekton mendimet dhe njohuritë teorike të disa ekspertëve, pasi siç tha ai, disa prej tyre nuk kanë bërë asgjë.

"Ata nuk kanë bërë asgjë gjatë karrierës së tyre që do të na jepte të drejtën që ata të kenë një ide dhe një vizion se çfarë duhet bërë. Unë respektoj çdo ekspert, respektoj njohuritë e tyre, por disa prej tyre nuk kanë treguar se kanë bërë asgjë në karrierën e tyre të gjatë prej 3-4 dekadash. Megjithatë, ju them se i respektoj njohuritë e tyre teorike, sepse një pjesë e mirë e tyre nuk treguan asgjë", tha Kovaçevski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski sot deklaroi se grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do t'i ndërmarrin të gjitha procedurat kuvendore procedurale dhe demokratike, për të parandaluar miratimin e ligjeve për investime strategjike në energjetikë, për të cilat, besojnë se janë kriminelë dhe njoftuan se do të dorëzojnë 40 amendamente. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR