• e enjte, 07 nëntor 2024

Kovaçevski: Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm

Kovaçevski: Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm

Shkup, 14 maj 2023 (MIA) - Koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë. Është normale që brenda koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht apo operacionalisht dallojnë nga partitë e tjera politike, por në vijat kryesore politike të koalicionit qeveritar të gjitha kanë të njëjtin vizion dhe punojnë drejt arritjes së të njëjtit qëllim, vlerëson lideri i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski para fillimit të serisë së parë të tribunave tematike të LSDM-së “Rezultate që bëjnë dallimin” me temën “Siguria energjetike dhe tranzicioni i gjelbër”.

“Partia RDM kishte deklaratë për modelin zgjedhor, pra një njësi zgjedhore. LSDM praktikisht është partia e cila atë atë model e vendosi në programin e saj dhe tha se mbron një gjë të tillë. Nga kjo nuk jemi tërhequr dhe prandaj është formuar komision për rishikimin e Kodit zgjedhor, fillimisht për shkak të vendosjes së vërejtjeve nga OSBE dhe ODIHR, e më pas edhe në lidhje me modelin zgjedhor. Aty do të hapet debati edhe për një njësi zgjedhore, nëse do të ketë lista të hapura edhe në lidhje me përfaqësimin e bashkësive etnike, si dhe çështje të tjera për përfaqësimin gjinor”, deklaroi Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të tribunës që mbahet në kinemanë “Milenium” në Shkup.

Nëpërmjet një debati të tillë, shtoi ai, duhet të dalë një ligj përfundimtar konsensual.

“E njëjta ka të bëjë edhe me partitë e tjera politike. E di që VMRO- PP që nga fillimi ka pasur qëndrim mjaft konsistent lidhur me disa ligje të tjera, por ata aspak nuk kanë ndikuar në kahet e përgjithshme të Qeverisë”, thekson Kovaçevski.

Sa i përket partisë “Dinjiteti” tha se ka respekt të jashtëzakonshëm për kryetarin e tyre dhe anëtarët e kësaj partie.

“Do të diskutojmë edhe mbi zgjidhjet ligjore që ata propozojnë dhe harmonizimin e tyre me të tjerat. Gjithmonë mund të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, thekson Kovaçevski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR