• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kemi arritur deri në një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave dhe pensioneve, e cila nuk do të varet nga vullneti i asnjë partie politike

Kovaçevski: Kemi arritur deri në një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave dhe pensioneve, e cila nuk do të varet nga vullneti i asnjë partie politike

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Kjo Qeveri, ia doli në atë që ishte e paarritshme deri tani, ia doli të kthejë një faqe të re të historisë dhe për herë të parë pas 15 viteve, në të njëjtën tryezë me sindikatat dhe të gjithë të interesuarit, së bashku gjetëm një zgjidhje të qëndrueshme për pagat në sektorin publik, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

"Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, e cila u nënshkrua sot në Qeveri, është fitore për punëtorët dhe është rezultat i negociatave të suksesshme dhe dialogut tonë të hapur me sindikatat", njoftoi kryeministri.

Të punësuarit në sektorin publik nga shtatori i këtij viti do të marrin 10 për qind paga më të larta dhe pagesën e kompensimit për vitin 2023 në vlerë prej 10 mijë denarë, të cilat do të paguhen deri në fund të vitit.

"Nga muaji mars i vitit 2025 do të zbatohet një Metodologji e re e pagave. Në Kontratën e re të përgjithshme kolektive kemi paraparë pagesën e minimumit K-15 në vlerë prej 30 për qind të neto pagës mesatare. Së bashku me sindikatat arritëm deri te zgjidhja sistematike për rritjen e pagave dhe pensioneve, e cila nuk do të varet nga vullneti i asnjë partie politike, as tani, as në të ardhmen!", ka shkruar kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR