• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ka sinjale konkrete se disa deputetë të opozitës do të votonin për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Ka sinjale konkrete se disa deputetë të opozitës do të votonin për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ka sinjale konkrete nga opozita për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. 

"Sinjale konkrete ka se disa nga këta deputetë do të votonin. Procedura ka filluar dhe do të vazhdojë", theksoi Kovaçevski sonte në një emison televiziv në Kanal 5 ku ishte mysafir.

Sipas tij, vendi negocion me BE-në, ndërsa jo me Sofjen.

"Ne i përmbushim detyrimet tona në konrizën e negociatave. Një nga kushtet është përfshirja e popujve të tjerë në Kushtetutën tonë, do të hyjnë edhe malazezët, kroatët edhe hebrenjtë janë propozim. Kjo është herë e parë në histori bllokada të mos vijë nga jashtë, por nga brenda", tha Kovaçevski.

Ai edhe një herë përsëriti se detyrim i çdo partie politike dhe i çdo deputeti është realizimi i qëllimit strategjik të shtetit. 

Në pyetjen nëse do të ketë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski u përgjigj se beson në realizimin e qëllimit dhe se punon në atë çështje. 

"Por kjo varet edhe nga të gjithë deputetët. Ky është momenti kur është e hapur dera për anëtarësim në BE. Nuk mund të jemi peng i një njeriu. Ky proces nuk është proces i një njeriu, i një partie dhe i një Qeverie. Opozita ka mundësi të përfshihet në frontin evropian", potencoi kryeministri.

Sipas tij, procedura për ndryshimet kushtetuese tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë, ndërsa mbështetje ka edhe nga SHBA-ja dhe nga BE-ja. 

I pyetur për takimin me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, Kovaçevski tha se nga pala amerikane ishte dërguar mbështetje e qartë, e drejtpëdrejtë, e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në atë drejtim, siç tha, është biseduar për sfidën të cilën e ka shteti, e ajo është pikërisht miratimi i amandamenteve, me qëllim të vazhdimit të rrugës evropiane dhe hapjes së kapitujve. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR