• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski kërkoi nga Shaqiri edhe njëherë të shqyrtohen reformat e propozuara në arsim

Kovaçevski kërkoi nga Shaqiri edhe njëherë të shqyrtohen reformat e propozuara në arsim

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me ekipin e këshilltarëve, edhe njëherë t'i shqyrtojnë reformat që u propozuan në këtë resor, ndërkaq për të zbatuarat, të shihet efekti.

"Po zhvillohet diskutim i gjerë lidhur me reformën në arsim. Bisedova me minsitrin e Arsimit dhe Shkencës të ulet me ekipin e tij të këshilltarëve, me këshillat që i kanë në pjesën  arsimit, edhe njëherë të shqyrtohen reformat të cilat u propozuan, ndërsa ato që u zbatuan, të shihet efekti i tyre. Atje ku ende nuk kanë filluar, të shihet se cili është qëndrimi i mësimdhënësve, i prindërve, ekspertëve, në mënyrë që në fund të sjellim vendim që do të jetë i përshtatshëm për të gjitha palët", tha Kovaçevski sonte gjatë pjesëmarrjes në emision në Televizionin Sitell.

Ai foli për vonesën e librave shkollorë dhe tha se shkaku është se duhej të bëheshin porosi dhe të shkruhen duke pasur parasysh ndryshimin e koncepteve arsimore në arsimin fillor.

Kovaçevski porositi se duhet të avancohet arsimi dhe nxënësit të përfitojnë dituri që do të jenë menjëherë të zbatueshme.

Arsimin dual e vijojnë tashmë disa mijë nxënës dhe me atë, sipas tij, arritëm të sigurojmë fuqi punëtore pë fabrikat që po hapen në shtet në numër gjithnjë e më të madh. për kohë të shkurtë, siç tha, do të kemi investim të "Gereshajmer" për prodhimin e produkteve të sofistikuara në industrinë mjekësore, të baterive të litiumit të "BMZ grup" nga Gjermania, të "Jageo" për prodhimin e çipeve, të cilave do t'u nevojitet fuqi punëtore e cila do t'i prodhojë ato prodhime të sofistikuara. Arsimi duhet të jetë në hap me atë, theksoi Kovaçevski. ab/

foto MIA Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR