• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Janë siguruar mjete për diabetikë dhe për pacientë me paralizë celebrale, të cilët përdorim "Trikafta", furnizimet në vijim

Kovaçevski: Janë siguruar mjete për diabetikë dhe për pacientë me paralizë celebrale, të cilët përdorim

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Në shpërndarjen e Buxhetit janë paraparë mjete financare për gjithçka që u nevojitet për diabetikët, për pacientët me paralizë cerebrale, të cilët përdorin "trikafta" dhe mjete tjera mjekësore, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas vizitës në "Gorska" me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe u.d. drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski.

"E tërë kjo është paraparë dhe këtë ministri i Financave shumë qartë e tha në disa mediume, gjithçka është paraparë në shpëndarjen e Buxhetit. Madje edhe të gjitha porositë janë bërë, megjithatë Ministria e Shëndetësisë informoi se për shkak të kontrolleve administrative dhe të gjitha procedurave që kanë të bëjnë në pjesën e prokurimeve publike, ende për një pjesë nuk kanë përfunduar, edhe pse për një pjesë tashmë procedurat kanë përfunduar. Ashtu që, unë pres se do të përfundojë dhe të gjithë do të kenë qasje deri te ajo që u nevojitet", tha Kovaçevski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR