• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: I përdorim fondet evropiane për një ekonomi konkurruese

Kovaçevski: I  përdorim fondet evropiane për një ekonomi konkurruese

 Vjenë, 21 prill 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut harmonizohet me vlerat e familjes evropiane, me politikat e BE-së, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik, theksoi kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në ligjëratën e sotme në akademinë prestigjioze diplomatike në Vjenë.

Sipas kryeministrit, me strategji të qarta Qeveria menaxhon me fondet evropiane, ndërsa konfirmim për këtë, siç theksoi, është që Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën e vitit 2017-2022 ka lidhur 2.363 kontrata me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, pjesërisht me bashkëfinancim kombëtar. 

“Ne jemi e vetmja Qeveri deri më tani kemi planifikuar fondet dhe i shfrytëzojmë plotësisht paratë e programit IPARD”, tha kryeministri.

Qeveria, theksoi ai, duke ndjekur politikat e BE-së, miratoi Strategjinë e re për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, e cila është plotësisht e bazuar në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe tashmë është duke u zbatuar në Maqedoninë e Veriut. 

Për pesëmbëdhjetë muaj, informoi kryeministri, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ka lëshuar licenca për 400 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

 Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut në sektorin e energjetikës  udhëheq në rajon.

Ai shtoi se prioritet i Qeverisë është tranzicioni energjetik dhe pavarësia energjetike. ar/
 
 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR