• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Grubi ishte konkret kur e përmendi Rusinë lidhur me marrëdhëniet strategjike tek ne, ato janë fakte të cilat të gjithë i dinë

Kovaçevski: Grubi ishte konkret kur e përmendi Rusinë lidhur me marrëdhëniet strategjike tek ne, ato janë fakte të cilat të gjithë i dinë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi ishte konkret dhe e përmendi Rusinë lidhur me vendimet strategjike dhe proceste të cilat janë bërë dhe po bëhen në Maqedoninë e Veriut dh se Rusia çdoherë ka qenë kundër. Dhe këto janël fakte të cilat të gjithë i dinë, deklaroi mkryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve të japë koment lidhur me akuzat e Grubit ndaj Rusisë, të parashtruara në fjalimin e tij në konferencën "Vit i mundësive evropiane".

Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së konferencës dyditore vjetore "Vit i mundësive evropiane" në Shkup, deklaroi se bëhet fjalë për fakte dhe se zëvendës kryministri saktë ka cekur për cilat procese mendohet.

"Së pari, zëvendës kryeministri Artan Grubi ishte shumë konkret dhe e përmendi Rusinë lidhur me vendimet strategjike dhe proceset që janë bërë dhe po bëhen në shtet dhe se Rusia çdoherë ka qenë kundër. Dhe këto janë fakte të cilat të gjithë i dinë. Ai nuk tha se për gjithçka, por saktë potencoi se për cilat procese mendon. Mendohet në anëtarësimin në NATO, në avancimin e dmeokracisë, si dhe fillimin e negociatave me BE-në", shtoi Kovaçevski.

Grubi, në fjalimin e tij në hapjen e konferencës, porositi se që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016 dhe formimit të Qeverisë në qershor të vitit 2017, ky unitet progresiv është përballur me shumë sfida.

"Shumë sfida, të cilat kanë vetëm një emër të përbashkët, vetëm një faktor të vetëm të nxitjes dhe vetëm një qendër frymëzimi, e kjo është Rusia. Nëse ju kujtohet, gjatë trazirave në Kuvend, ishte një nga shërbimet ruse së bashku me një koleg nga fqinjësia jonë, i cili inkurajoi ata që protestonin të hynin dhe të linçonin deputetët, kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit, mandatin e caktuar për qeverinë e re dhe të gjithë deputetët në qendrën për media", tha Grubi.

Siguria energjetike, kriza e çmimeve dhe inflacioni, sipas Grubit, kanë vetëm një emër - Rusia dhe agresioni i tyre ushtarak kundër Ukrainës.

"A ka ndikim rus në bashkësitë tona fetare? Përgjigjen gjejeni vetë. A ka ndikim rus në mediat tona? Përgjigjen, e dini vetë. A ka ndikim rus në organizatat joqeveritare në shoqërinë tonë? Edhe ju të gjithë e dini se ka eksponentë dhe elementë rusë që po bëjnë gjithçka që është e mundur dhe në fuqinë e tyre për të prishur shumicën progresive parlamentare dhe koalicionin që dëshiron ta shohë këtë shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së në miqësi shekullore me Amerikën. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të ndërtojmë frontin evropian të unitetit, të forcave progresive në vend", tha Grubi. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR