• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Fondi për shëndetësi po përballet shkëlqyeshëm me sulmin kibernetik, arritën për 14 ditë të kthehet në funksion të plotë

Kovaçevski: Fondi për shëndetësi po përballet shkëlqyeshëm me sulmin kibernetik, arritën për 14 ditë të kthehet në funksion të plotë

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Fondi për sigurim shëndetësor për 14 ditë arriti të kthehet në funksion të plotë dhe të bëjë pagesën e rrogave dhe pushimeve të lehonisë për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Fondit, që nëse hetoni, do të bindeni se është shpejtë, sepse institucioneve të tjera në botë, të cilat ishin cak i sulmeve kibernetike u është nevojitur mesatarisht 22 deri 23 ditë dhe ky është indikator se Fondi është përballur shkëlqyeshëm me këtë sulm, tha pasdite kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetje së deputetit, Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE nëse dikush do të bartë pëgjegjësi morale dhe nëse janë planifikuar dorëheqje nga Fondi për shëndetësi. konkretisht drejtoresha.

Kryeministri bindë se gjatë atij sulmi nuk ka ndodhur rrjedhje të të dhënave të qytetarëve dhe të dhënat shëndetësore të qytetarëve janë të sigurta pa dallim se, siç tha, disa individë të caktuar kontribuuan në krijimin e panikut se të dhënat personale të qytetarëve janë rrezikuar.

Përgjegjësi, sipas tij, do të kërkohet kur për atë ekziston arsye reale, ndërsa në këtë rast, siç tha, nuk është ashtu për tre shkaqe.

Ai e falënderoi drejtoreshën e Fondit dhe ekipin, si dhe ekspertin kryesor dhe siç paralajmëroi njërin nga TI ekspertët ai do ta propozojë për një nga çmimet shtetërore të cilat ndahen, ta pranojë në emër të të gjithë ekspertëve të TI-së të cilët po përballen me sulmet kibernetike. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR