• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski - Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme nga BE-ja për integrimin evropian, të mos humbet mundësia e vetme

Kovaçevski - Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme nga BE-ja për integrimin evropian, të mos humbet mundësia e vetme

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Zhvillimi më i fundit i ngjarjeve në kontekst të fillimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat vendi e ka mbështetjen e BE-së me qëllim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, ishte temë e bisedës në takimin e sotëm në Athinë mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Në takim, që u mbajt në kuadër të vizitës në Athinë, me rastin e 20-vjetorit të "Deklaratës nga Selaniku" në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, u cek rëndësia e përfundimit të suksesshëm të procesit të ndryshimeve kushtetuese për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetarja e komisionit evropian, Fon der Lejen, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, këmbyen mendime për rrjedhën e procesit të skriningut dhe hapjen e prritur të klasterëve të parë nga negociatat.

Dy bashkëbiseduesit folën për përfitimet për vendet nga Ballkani Perëndimor nga plani i ri për rritje, i kryetares Fon der lejen, siç janë afrimi drejt tregut të vetëm të BE-së dhe thellimi i integrimit ekonomik rajonal, që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për secilin vend.

Kyçe për vendet nga Ballkani Perëndimor është të përshpejtohen reformat fundamentale, për çka BE-ja do t'i rrisë mjetet parainkuadruese për vendet e rajonit.

Duke folur për përparësitë e anëtarësimit në BE, edhe njëherë u potencua se është me rëndësi kyçe të mos humbet kjo mundësi për anëtarësim të Maqedonisë së Veirut në Union.

Në takim u bisedua edhe për gjendjet dhe perspektivat e vendeve të rjaonit të Ballkanit Perëndimor, eurointegrimi i të cilave ka rëndësi gjeostrategjike dhe të sigurisë për tërë Evropën. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR