• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski - Dreksler: Mbështetja e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së, si mundësi dhe nevojë

Kovaçevski - Dreksler: Mbështetja e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së, si mundësi dhe nevojë

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut nevojiten  përpjekjet dhe mbështetje nga të gjithë faktorët politikë në shtet. Zhvillimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është faktor për stabilitet për të gjithë rajonin dhe për Evropën. Kjo është konstatuar në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në vend.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim nga të dyja palët janë shprehur përcaktime për zhvillim të mëtejmë aktiv të partneritetit Maqedonia e Veriut-Gjermani i cili është i shumëvjepar dhe i fortë dhe sivjet  përmbyllet në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Në takim, siç u theksua, është biseduar për shumë  çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin, për përparimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe për sfidat në kontekstin evropian dhe gjeopolitik. U përcoll një mbështetje e qartë gjermane për hapin e ardhshëm në integrimin evropian të vendit tonë.

 

Kovaçevski kujtoi se Gjermania është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia, aleate në NATO, KB dhe OSBE, një nga mbështetësit më të fortë të integrimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në planin ekonomik, partneri i parë tregtar në vitet e fundit, me vëllim më të madh të tregtimit vitin e kaluar, prej rreth pesë miliardë euro, investitori i pestë i huaj direkt dhe një nga partnerët më të mëdhenj të zhvillimit dypalësh të Maqedonisë së Veriut.

Në takim është theksuar rëndësia e Procesit të Berlinit, si forca kryesore dhe gjithëpërfshirëse lëvizëse e bashkëpunimit rajonal në nivelin më të lartë në pjesën e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe është theksuar roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut si promotor e dialogut dhe kulturës së dialogut në rajon. ar/
 
Foto: Qeveria

  
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR