• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë

Kovaçevski do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencë për media në Qeveri do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë - pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë.

"Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekura të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si dhe nxënës, studentë, prindër beqarë, etj. Përfshirja do të jetë me të vërtetë e madhe, mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat, për këtë shfrytëzohen mjete nga tatimi solidar", tha dje Bytyqi, në pyetje të gazetarëve.

Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se deri nga fundi i vitit, në Buxhet janë paraparë 75 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa për vitin e ardhshëm 55 milionë shtesë, para së gjithash për vazhdimin e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike. bsh/fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR