• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski, Borel dhe Lajçak arritën në Ohër për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kovaçevski, Borel dhe Lajçak arritën në Ohër për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
 
Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar të Komisionit Evropian Zhozep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në Ohër në prag të dialogut të nesërm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
 
Kryeministri Kovacevski është nikoqir i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nën patronatin e Bashkimit Evropian.
 
"Republika e Maqedonisë së Veriut u zgjodh si mikpritëse e këtij takimi të rëndësishëm sepse është shembull i një vendi që të gjitha çështjet e hapura me fqinjët i zgjidh në mënyrë paqësore dhe demokratike, përmes dialogut dhe në funksion të progresit, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët e saj. Marrëveshjet e nënshkruara - e Ohrit, Prespës, si dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, janë konfirmim i përkushtimit të përhershëm për t'i hapur rrugën zhvillimit aktual dhe të ardhshëm të vendit përmes dialogut të hapur. Përmes këtyre hapave të qartë që siguruan mbi të gjitha siguri dhe zhvillim të vazhdueshëm, Maqedonia e Veriut kaloi nga një shtet i bllokuar dhe i izoluar sot, pesë vite të shkurtra më vonë, është faktor stabiliteti në rajon, me marrëdhënie të zhvilluara të fqinjësisë së mirë dhe një partner të respektuar të bashkësisë ndërkombëtare. Shtetet nga Ballkani Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian dhe zgjidhjet për të gjitha çështjet e mbetura të hapura do të arrihen vetëm përmes dialogut. Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të japë një kontribut aktiv në këtë drejtim", theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i Qeverisë. ls/
 
 
Фото/Видео: Влада на РСМ

QËNDRONI TË LIDHUR