• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Blinken përcolli mbështetjen e qartë nga SHBA-të për procesin tonë eurointegrues

Kovaçevski: Blinken përcolli mbështetjen e qartë nga SHBA-të për procesin tonë eurointegrues

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Sot e kemi një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe konstruktiv miqësor me Sekretarin Shtetëror, Antoni Blinken dhe bashkëpunëtorët e tij të parë, në të cilin me të vërtetë u riafirmuan dhe u theksuan të gjitha ato synime kryesore strategjike që shteti ka, ndërsa në realizimin e të cilave kemi pasur gjithmonë ndihmën e SHBA-së. U theksua shumë qartë mbështetja e SHBA-së për integrimin e vendit tonë në BE, deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për Zërin e Amerikës, duke vlerësuar mesazhet nga takimet me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, gjatë vizitës së tij të punës në SHBA.

Kovaçevski theksoi se gjatë takimeve u theksua roli i vendit tonë si anëtar jashtëzakonisht i rëndësishëe i Aleancës së NATO-s, me vlerësimin se jemi shumë aktiv me pjesëmarrjen tonë dhe rolin tonë si kryesues të OSBE-së në vitin që është më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fakti që proceset po zhvillohen në atë mënyrë në të cilën vendet anëtare të OSBE-së presin nga ne si kryesues.

“Biseduam gjithashtu edhe për projektet e përbashkëta që kemi me partnerët tanë strategjikë, këtu e kam fjalën në radhë të parë për SHBA-në, por edhe për Gjermaninë dhe Francën dhe anëtarët e tjerë të BE-së, në pjesën e pavarësisë energjetike dhe ofrimit të furnizimit të pandërprerë me energjencë të shtetit, si gjatë vitit të kaluar kur me të vërtetë patëm ndihmë nga SHBA-të, ashtu edhe në ndërtimin e projekteve të mëdha infrastrukturore të ardhshme në fushën e energjetikës. Fillimisht, e kam fjalën për gazsjellësin që do të shkojë nga terminali LNG nga Greqia përmes Evzonit dhe Bogorodicës në Negotinë. Gjithashtu diskutuam edhe për projekte të tjera infrastrukturore si për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, për të cilat e dini se me vendim të Kuvendit tonë, dy drejtimet rrugore do të ndërtohen nga konsorciumi amerikan-turk “Behtel dhe Enka”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai deklaroi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë obligim ndërpartiak dhe përgjegjësi e të gjithë aktorëve publik në vend.

"Ne absolutisht jemi një vend që i realizon qëllimet strategjike, falë vendimeve që udhëheqësia e vendit ka marrë në momente të caktuara. Ju e dini se ne i kemi rregulluar marrëdhëniet tona të brendshme në bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe jemi shembull i një vendi në të cilin marrëdhëniet etnike dhe të gjitha marrëdhëniet janë të rregulluara në nivelin më të lartë. E dyta, me Marrëveshjen e Prespës siguruam anëtarësimin e vendit në NATO dhe vitin e kaluar me pranimin e kornizës negociuese filluam bisedimet me BE-në. Tani na takon ne të marrim sa më shpejt vendimet e mëposhtme në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE. Ky është obligim i të gjithë anëtarëve të Kuvendit, i të gjitha partive politike, sepse këto janë vendime mbipartiake nga të cilat varet e ardhmja e gjeneratave të tashme dhe të ardhme dhe jeta më e mirë që me të cilin u sigurohet të gjithë qytetarëve”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai thotë se Maqedonia e Veriut tashmë ka 45 për qind legjislacion të harmonizuar me BE-në dhe procesi i skriningut po shkon jashtëzakonisht mirë sipas raporteve që marrim nga Brukseli, që është realitet që vendi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2030.

"E theksova se nëse kemi vullnet politik, guxim nga ana e të gjitha partive politike, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030", tha ndër të tjera Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistën për Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij të punës në SHBA.

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR