• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Besoj se në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian

Kovaçevski: Besoj se në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se ka mjaft kohë që të sillen ndryshimet kushtetuese dhe se thelbësore është ky proces të zhvillohet përmes debatit. Beson se edhe në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian.

"Ajo që konsideroj se është me rëndësi ky proces të zhvillohet përmes diskurimit dhe opozita të kuptojë se duhet të marrë pjesë në këtë proces. Me rëndësi për partinë është të jetë pjesë e atij procesi. Besoj se në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian i cili mund ta bëjë atë dhe konsideroj se kemi mjaft kohë para nesh që kjo të ndodhë sepse në të kundërtën alternativa është bllokada dhe izolimi", thotë Kovaçevski në intervistë për televizionin 21.

Thekson se opozita deri më tani nuk ka marrë pejsë në asnjë proces të rëndësishëm për shtetin.

Lidhur me pritjet e tij për takimin mes liderit të opozitës, Hristian Mickoski dhe zëvendës ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit dhe prëfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kryeministri me qëndrim se nuk komenton takime në të cilat nuk merr pjesë. 

"Një gjë u bë e qartë në ditën e dorëzimit të ndryshimeve kushtetuese në seancën plenare në Kuvend, ajo është se kemi një koalicion evropian që është pro integrimit evropian të vendit dhe është i njejti koalicion që siguroi anëtarësimin e vendit në NATO dhe nga ana tjetër politikën e pandryshuar të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, në lidhje me izolimin e vendit. Këto janë të njëjtat parti që ishin kundër anëtarësimit në NATO dhe shumë proceseve të tjera", thekson Kovaçevski.

Duke u kthyer në takimin e sotëm me Eskobarin, kryeministri thekson se SHBA-ja dëshiron ta sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së.

"Përpjekjet e Qeverisë dhe ajo që po bën Qeveria si një qeveri proevropiane përkojnë absolutisht me interesat strategjike të SHBA-së dhe u theksua se gjithmonë vlerësohen si partnerë ata që janë PRO mbështetjes në NATO dhe integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit në shtete", thotë Kovaçevski.

Politika e bllokadave dhe izolimit, thotë Kovaçevski, është ngecje e proceseve të cilat vlejnë për një jetë më të mirë dhe integrim të shtetit.

Ai thekson se edhe pse opozita e ka akuzuar se me Kornizën negociatore do të ndodh bullgarizimi dhe asimilimi, ndërsa megjithatë një vit më vonë, nuk ndodhi.

"Për një vit të gjithë u bindëm se unë mbeta maqedonas, ju shqiptarë dhe të gjithë janë siç kanë qenë, siç ishin paraardhësit dhe si do të jenë fëmijët e tyre", tha Kovaçevski.  ab/sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR