Kovaçevski: Besoj që Qeveria do të mbetet e përkushtuar në prioritetet shtetërore dhe do të punojë në interes të qytetarëve
- - Kryeministri i deritanishëm Dimitar Kovaçevski përmes rrjetit social "Fejsbuk" dërgoi urime për përbërjen e sapozgjedhur të Qeverisë, duke i uruar punë të suksesshme dhe efikase.
- Post By Fitore Curri
- 20:39, 28 janar, 2024
Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i deritanishëm Dimitar Kovaçevski përmes rrjetit social "Fejsbuk" dërgoi urime për përbërjen e sapozgjedhur të Qeverisë, duke i uruar punë të suksesshme dhe efikase.
"Besoj se do të mbeten të përkushtuar ndaj prioriteteve shtetërore dhe do të vazhdojnë të veprojnë aktivisht në interes të qytetarëve, në rrugën evropiane të cilën e ecim së bashku. Faleminderim të madh anëtarëve të Qeverisë në mandatin tim për punën e kryer me sukses dhe përballjen me sukses të sfidave të dy viteve të fundit. Nuk ishte aspak e lehtë, por arritëm të bënim shumë. Pas zgjedhjeve që do t'i realizojë kjo Qeveri kalimtare, në mandatin tim të dytë do të udhëheq qeverinë e re pro-evropiane, e cila do të përfundojë edhe qëllimin e dytë strategjik të vendosur nga pavarësia e shtetit – anëtarësimin në BE. Rroftë Maqedonia Evropiane", thuhet në publikimin e Kovaçevskit.
Për nesër është caktuar pranim-dorëzimi i detyrës mes kryetarit të deritanishëm të Qeverisë dhe kryetarit të Qeverisë kalimtare. fc/
Fotografia: Fejsbuk