• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: BE-ja është alternativa jonë e vetme, janë të mirëseardhur të gjithë ata që janë për integrim evropian të vendit

Kovaçevski: BE-ja është alternativa jonë e vetme, janë të mirëseardhur të gjithë ata që janë për integrim evropian të vendit

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Alternativa e vetme e vendit tonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërsa gjithçka tjetër është utopi dhe populizëm, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe thotë se janë të mirëseardhur të gjithë që janë për integrim evropian të vendit. 

"U vërtetua se është kështu. Unë jam personi i parë që përmendi Frontin Evropian në tribunat e LSDM-së më para më shumë se një viti. Kështu që të gjithë ata që janë për integrimin evropian të vendit janë të mirëseardhur", tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse ka folur me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për Frontin Evropian.

Theksoi se shumë herë deri më tani ka biseduar me Taravarin, Ahmetin dhe një varg partnerësh të koalicionit. 

"Vendimet sigurisht që do të merren sipas asaj që tregojnë analizat, sipas pritshmërive të partive politike dhe sipas programeve që kanë. Një marrëveshje kërkon përafrimin e shumë elementeve që besoj se ka një bazë të mirë. Do t'ia lëmë kohës para nesh që të tregojë se si do të jetë dalja përfundimtare si në lista ashtu edhe në zgjedhje", ka theksuar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Sëmundje Ortopedike së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Në lidhje me vazhdimin e afatit përfundimtar për ndërrimin e dokumenteve personale tha se do të mund të veprojë Qeveria pasi presidenti Pendarovski të ketë bisedë me presidenten greke. 

"Pasi që të na informojë, pastaj do të mund të veprojmë", tha Kovaçevski.

Për kryetaren e Gjykatës Supreme Besa Ademi tha se asnjëherë nuk e ka njoftuar dhe shtoi se çdonjëri duhet të tregojë me emër dhe mbiemër nëse nga dikush ka qenë nën presion. 

"Nuk e kam njoftuar asnjëherë kryetaren e Gjykatës Supreme në kapacitetin e veprimtarisë së saj, sepse janë ndarë pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor. Nëse dikush ka qenë nën presion nga dikush tjetër këtë duhet ta thotë me emër dhe mbiemër", tha Kovaçevski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR