Kovaçevski: Anëtarësimi në NATO e ngriti rejtingun e shtetit dhe i rriti investimet e huaja të drejtpëtdrejta
- Anëtarësimi në NATO e ngriti rejtingun e shtetit dhe i rriti investimet e huaja të drejtpërdrejta, tha kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë, ku mbajti ligjëratë në Akademinë e renomuar diplomatike - The Vienna School of International Studies, qendër e lartë e njohurive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një nga shkollat më të vjetra profesionale dhe më prestigjioze në botë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:28, 21 prill, 2023
Kryeministri duke folur në temën “Fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”, u përqendrua në politikat e qeverisë dhe theksoi se vendi është bartës i rrjedhave dhe proceseve politike më pozitive jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë.
"Anëtarësimi në NATO e ngriti rejtingun ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë - ekonomike dhe financiare. Hyrja në Aleancë nuk ishte vetëm garanci e paqes dhe stabilitetit për Maqedoninë e Veriut, por edhe garant për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, për qytetarët, për rritjen dhe zhvillimin tonë të përgjithshëm ekonomik", theksoi kryeministri.
Si rezultat i anëtarësimit të vendit në Aleancë, shtoi ai, investimet e huaja të drejtpërdrejta në kushtet e krizës arritën një shumë rekord historike prej 753 milionë euro, që është niveli më i lartë i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vend dhe dy herë më shumë në krahasim me vitin 2016. Qeveria, tha ai, e mbështet edhe zhvillimin e kompanive vendase, ndërsa politikat e mira ekonomike të Qeverisë sjellin rritje të standardit ekonomik për qytetarët, vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara dhe hapësirë për rritjen e konkurrencës së tyre në tregun e punës.
"E mbështesim edhe zhvillimin e kompanive vendase, me një pagesë rekorde prej 23 milionë euro mbështetje nga shteti për 410 kompani", theksoi kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë shtoi se me zgjidhjen e kontestit me Republikën e Greqisë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, realozuam një nga dy qëllimet strategjike të shtetit, u bëmë anëtare e NATO-s, me çfarë sigurohet paqe e qëndrueshme dhe e forcuam sovranitetin e shtetit.
"Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja zbaton politika integruese, të cilat treguan vullnet të fortë politik dhe dëshirë të sinqertë për përparim konkret në integrimet evropiane", tha kryeministri. ar/