• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Akte individuale nuk mund ta diktojnë diskursin kryesor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit në BE

Kovaçevski: Akte individuale nuk mund ta diktojnë diskursin kryesor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit në BE

Probishtip, 24 gusht 2023 (MIA) - Bëhet fjalë për një diskutim normal të një kryeministri të një vendi anëtar i NATO-s me kryeministra të shteteve fqinje me të cilat kemi lidhje të shkëlqyera dhe ku dinamika e deklaratave indiaviduale dhe akteve individuale nuk mund ta diktojnë diskursin kryesor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit të tyre në BE. Maqedonia e Veriut gjithmonë është përmbajtur ndaj nivelit jashtëzakonisht të lartë të respektimit të fqinjëve të saj dhe të njëjtën e pret nga të gjithë fqinjët e saj. 

Këtë e deklaroi sot kryeminisri Dimitar Kovaçevski në komentin e deklaratës së kryeminstrit serb Aleksandar Vuçiq se  i është drejtuar ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në kontekst të vizitës së tij në Tetovë, gjatë darkës joformale në Athinë me rastin e 20 vjetorit të Samitit të Selanikut, në të cilin morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve të rajonit së bashku me kryetarët e Komiisonit Evropian dhe të Këshillit Evropian dhe presidentët e vendeve anëtare të BE-së të rajonit, ndërsa ku mysafir ishte presidenti i Ukrainës.

Ai sqaroi se në atë darkë është biseduar për vazhdimin e eurointegrimeve, mbështetjen që secila nga vendet ia jep Ukrainës në luftën e saj të justifikueshme për liri, sovranitet dhe të drejtë të vetëvendosjes, si dhe për dinamikën rajonale.  

 "Shpreha një qëndrim shumë të qartë se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë bazë për ndërtimin e lidhjeve ekonomike dhe të çdo lidhjeje tjetër ndërmjet shteteve të rajonit dhe se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë bazë për integrimin e mëtejshëm të rajonit në BE. Përveç kësaj, që është konfirmuar në të kaluarën se Maqedonia e Veriut gjithmonë është përmbajtur ndaj nivelit jashtëzakonisht të lartë për fqinjët e saj dhe të njëjtën e presim nga të gjithë fqinjët tanë. Pra bëhet fjalë për një diskutim normal të një kryeministri të një vendi anëtar të NATO-s me kryeministra të vendeve fqinje me të cilin mund të them se kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe ku dinamika e deklaratave individuale dhe akteve individuale nuk mund ta diktojë diskursin kryesor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të tyre në BE", tha Kovaçevski pas lëshimit në përdorim të kopshtit të ri në Komunën e Probishtipit.

 Këtë, shtoi ai, “e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin e Serbisë veçanërisht edhe në deklaratën e tij,  megjithatë  edhe në ditët e kaluara mund të kishit qenë dëshmitarë edhe të deklaratës së kryeministrit serb, i cili tha se e vlerëson jashtëzakonisht shumë Maqedoninë e Veriut dhe kjo është ajo që është e rëndësishme për marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë”.

Lidhur me vetë takimin në Athinë, kryeministri Kovaçevski potencoi se ishte një takim që u mbajt me qëllim të shënimit të 20 vjetorit të Deklaratës së Selanikut, dhe që tregon se çfarë do të thotë të jesh në sallën e pritjes së BE-së. 

Vuçiqi pas takimit në Athinë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut  në takim gjoja, shumë ashpër ka reaguar ndaj Albin Kurtit “për atë që ka bërë në Tetovë edhe atë  publikisht dhe haptazi”.

 Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR