• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Çmimet nga 1 gushti do të jenë referente për uljen e paralajmëruar të produkteve ushqimore

Kovaçevski: Çmimet nga 1 gushti do të jenë referente për uljen e paralajmëruar të produkteve ushqimore

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Çmimet nga 1 gushti do të meren si referente për uljen e paralajmëruar të më shumë se 50 produkteve në vend, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Siç theksoi Kovaçevski, shtrejtimi ka ndohur më së shumti pas 1 gushtit, për këtë është marrë edhe si pikë referimi, por kjo nuk nënkupton se nuk do të marrin parasysh edhe elemente të tjera. 

"Kemi analizuar çmimet dhe praktikisht rritja ndodh më së shumti pas 1 gushtit, prandaj e kemi marrë si pikë referimi. Por kjo nuk do të thotë se elementë të tjerë, përfshirë korrikun, nuk do të merren parasysh. Analiza është duke u bërë, mendoj se do të përfundojë në fundjavë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do të ndalojë çdo mundësi të manipulimit me promovimin e çmimeve dhe që është mbajtur një takim në të cilin rrjetet e shitjes me pakicë kanë shprehur vullnetin e tyre për uljen e çmimit me të paktën 10 për qind dhe se çmimi i referencës nuk do tëmerret sot, por çmimi që është në periudhën pas nesh", theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fillimit të Forumit Ekonomiko-Financiar në Shkup.

Vendimi për ngrirjen e çmimeve të 50 produkteve ushqimore, prej të cilave 90 për qind janë me normë tatimi pesë për qind, ndërsa 10 për qind me normë tatimi të TVSH-së prej 10 për qind, siç theksoi duhet të miratohet në seancë të qeverisë të martën e javës së ardhshme. 

"Me ngrirjen e mbi 50 produkteve ushqimore bazë, çmimet pritet të ulen me të paktën 10 për qind sepse ka absolutisht hapësirë ​​për këtë. Dhe për çmimin e referencës për ulje nuk do të merret çmimi i sotëm, por sipas asaj që analizojmë, me siguri do të ulen në raport me çmimet që vlenin në datën e parë të gushtit. Gjëja më e rëndësishme tani e tutje është që konsumatorët të mos ndihen të mashtruar dhe për këtë do të punohet edhe në të ardhmen. Nëse analizat tregojnë se është e nevojshme dhe nëse ka shqetësime, ulja e çmimeve në sektorët e tjerë do të bëhet në faza", tha Kovaçevski.

Paralajmëroi se për këtë qëllim, vijojnë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për inspektoratin e tregut me të cilat do të rriten ingerencat e inspektorit me çka inspektorët do të mund të veprojnë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase në punën e tyre. 

"Krahas Ligjit për praktika të padrejta tregtare, i cili tashmë është duke u hartuar, plani është që të hiqen pothuajse mbi 20 për qind të detyrimeve të caktuara në zinxhirin tregtar, duke filluar nga prodhimi, që do të ndikojë edhe më tej në uljen e çmimeve me pakicë", tha Kovaçevski dhe shtoi se ky lloj ligji ekziston në numrin më të madh të shteteve anëtare të BE-së.

Në shpërndarjen e buxhetit, i cili është parashtruar tashmë në Kuvend, siç tha, tashmë janë ndarë mjete financiare për mbrojtje të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve përmes masave antikrizë.

"Pakoja kundër krizës do të jetë e gjerë dhe do të përfshijë më shumë qytetarë që kanë nevojë për burime shtesë financiare. Do të përfshihen kryesisht pensionistët, por mbështetje do të marrin edhe qytetarët me të ardhura më të ulëta, përfituesit e ndihmës së garantuar sociale, studentët e rinj, gjimnazistët dhe kategori të tjera qytetarësh, të cilët për shkak të të ardhurave të ulëta dhe pamundësisë për të fituar të ardhura shtesë, do të mbulohen nga një shtesë financiare paketa do të marrë gjithashtu mbështetje për t'u përballur me krizën. Plani antikrizë pritet të jetë aktiv tashmë nga nëntori. Tashmë është duke u punuar dhe në javët në vijim do të jetë në seancën e Qeverisë", theksoi Kovaçevski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR