• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovsska-Stojçevska: Treguam se si respektohet liria e mediumeve, "Reporterët pa kufij" e konfirmoi atë

Kostadinovsska-Stojçevska: Treguam se si respektohet liria e mediumeve,

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Treguam në vepër se si respektohet liria e mediumeve dhe mendimit gazetaresk. Kërcim i ri në shkallën e "Reporterëve pa kufij", ,betemi liderë n[ rajon për lirinë e të shprehurit gazetaresk, shkroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevka në meidumet sociale me rastin e raportit të "Reporterëve pa kufij".

"Përballë represionit shumëvjeçar dhe ndjekjes ndaj mediumeve dhe gazetarëve, mbylljes së dhunshme të mediumeve dhe shfrytëzimit të intitucioneve për qërrim hesapesh me gazetarët, ne dukshëm e përmirësuam ambientin mediatik dhe gazetarinë kritkke. Niuk arrestojmë gazetarë për fjalën e thënë, nuk padisim redaksi për tekste të publikuara, nuk mbyllim mediume të cilat na kritikojnë. Progresin e notojnë raportet ndërkombëtare. Vitin e kaluar patëm kërcim prej 19 vendeve për sshtetin, përkatësisht në vitin 2023 arritëm deri në vendin e 38-të mes 180 vendeve në botë sipas indeksit global për lirinë e mediumeve të 'Reporterëve pa kufij'", shkroi Kostadinovska-Stojçevka në Fejsbuk.

Në kumtim, ajo thekson se LSDM në tërë mandatin e vet nxitë atmosferë demokratike dhe të lirë në shoqëri, duke cekur se janë bërë ndryshime ligjore me të cilat sulmi ndaj gazetarit kualifikohet si sulm ndaj personit zyrtar.

Vlerëson se kohët aktuale sjellin edhe sfida të reja për mediumet dhe punonjësit mediatik, por se më me rëndësi është vazhdimisht të përmirësphen kushtet për zhvillim të gazetarisë së lirë dhe për forcim të rolit të saj në shoqëri. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR