• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kostadinovski: Manipulim është pretendimi se Gjykata Kushtetuse ka shfuqizuar të drejtat e bashkësive

Kostadinovski: Manipulim është pretendimi se Gjykata Kushtetuse ka shfuqizuar të drejtat e bashkësive

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje solli vendim për shfuqizimin e "balancuesit" - mjeti për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive. Siç sqaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vendimi i Gjykatës është marrë me shumicë votash dhe nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive. Ai theksoi se manipulim është pretendimi se Gjykata Kushtetuse ka shfuqizuar të drejta të komuniteteve.

Siç informoi Kostadinovski në konferencë për shtyp pas seancës së sotme, me vendim janë shfuqizuar dispozitat e ligjeve për sektorin publik dhe administratën publike, si dhe aktet nënligjore me të cilat operacionalizohet vlera themelore e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë.

"Në rastin konkret me dispozitat ligjore dhe nënligjore të kontestuara, është e padiskutueshme se ligjvënësi e ka operacionalizuar vlerën themelore të rendin tonë kushtetues, përfaqësimin adekuat dhe të drejtë. Kjo vlerë themelore në rendin tonë kushtetuese është futur në vitin 2001. Bëhet fjalë për ndërhyrje në Kushtetutë që është rezultat i domosdoshmërisë që lindi nga realiteti social dhe kushtetues i atij momenti kohor. Por është gjithashtu e padiskutueshme se operacionalizimi i kësaj vlere themelore nga thelbi dhe natyra e saj paraqet atë që edhe në tetori dhe në praktikë quhet veprim afirmativ, përkatësisht një masë e cila nga natyre e sa parashikon diskriminim pozitiv", tha ai. 

Momenti i dytë vendimtar për vendimin e Gjykatës, siç shtoi, ishte vendimi i tyre i cili shfuqizoi dispozitat e Ligjit për evidentimin amë, me të cilat Gjykata merr qëndrim se nacionaliteti është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të jetë e ndryshueshme dhe sipas Gjykatës, është e drejta e tij personale për të vendosur nëse dhe si do të deklarohet përkatësia, por edhe e drejtë për të vendosur për të mos deklaruar atë.

"Argumenti i tretë i rëndësishëm është fakti, i cili përgjithësisht është i njohur se nga mundësia, i punësuari në sektorin publik që ka të drejtë të paraqesë kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tij në Regjistër, përfshirë të dhënat për përkatësi të një komunitet, del se të dhënat për nacionalitetin, përkatësisht përkatësinë në një komunitet të caktuar, nuk mund të jenë garanci për ruajtjen e thelbit dhe zbatimit të drejtë të vlerës themelore që i kushtohet përfaqësimit adekuat dhe të drejtë", tha Kostadinovski. 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuse ishte decid se nuk mund politika, siç tha, si deri më tani të vendoset mbi të drejtën, të kalojë me kushtetutë kornizat e përcaktuara, të krijojnë kaos juridik, që krijon kaos politik, dhe kur Gjykata do t'i japë përgjigje ligjore kaosir, atëher të etiketohet ose veçoritë e Gjykatës të jenë shkak për ndonjë tension politik.

"Është koha për të kaluar në një demokraci të pjekur, nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. Vendimet e Gjykatës nuk duhet të shihen si kërcënim ndaj dikujt apo diçkaje, as si vendime që rrisin apo pakësojnë të drejtat e dikujt, ato duhet të pranohen dhe të jenë një udhëzues, një kornizë veprimi sipas gjetjeve të Gjykatës për të gjitha autoritetet e tjera legjislative, ekzekutive, gjyqësore, monetare apo lokale", tha ai.

Para se të prezantojë argumentet kyçe mbi të cilat bazohet vendimi, Kostadinovski deklaroi, siç tha ai, "është manipulim dhe gënjeshtër pretendimi nga kushdo se GJK u ka hequr të drejta komuniteteve".

"Nuk është e vërtetë. Ne jemi gardianët e Kushtetutës siç është. Vlera themelore e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë është këtu. Secili është i  detyruar të respektojë kushtetutën, secili është i detyruar të respektojnë dhe aplikojnë përfaqësim të drejtë dhe të duhur. Ligjvënësi ka të drejtë, ka autoritetin kushtetues për të  operacionalizuar vlerën themelore, por në mënyrë të lejuar me Kushtetutë. Tashmë edhe ligjvënësi edhe organet e pushtetit ekzekutiv kanë një kornizë kushtetuese, udhëzime që mund të rregullojnë ose jo, se si duhet vepruar Vendimet e Gjykatës, në të cilat vlerësohet kushtetutshmëria materiale dhe formale, pikëpamjet e Gjykatës e legjitimojnë ligjin", tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, autoriteteve shtetërore, politikanëve, nëse, siç shtoi ai, ia mendojnë të mirën Republikës, nëse vërtet duan një shtet ligjor në të cilin do të sundojë ligji, të harmonizojnë pikëpamjet e tyre të shpallura publikisht për standardet evropiane, për veprat dhe veprimet e tyre në praktikë, për t'i harmonizuar ato me nevojat reale të qytetarëve për një shoqëri të pjekur demokratike si më e dëshirueshme për ta.

"Të gjithë, përfshirë edhe politikanët, duhet të respektojnë vendimet e gjykatës, jo t'i politizojnë, t'i etnizojnë. Veprimet dhe vendimmarrja jonë duhet të shikohet si duhet si mbrojtje e sundimi të ligjit. E thashë dhe do të përsëris se nuk shkojnë bashkë angazhimet e shpallura publikisht të të gjithëve për standardet evropiane dhe sundimin e ligjit dhe politizimi dhe etnizimi i veprimeve të Gjykatës", shtoi ai.

Sipas Kostadinovskit, administrata publike është shtylla e shtetit, ofron shërbime të shumta, ndërsa nevoja për shërbime cilësore, siç thotë ai, nuk e njeh përkatësinë etnike apo çfarëdo përkatësie, por të gjithëve na duhen sherbime profesionale, kompetente, cilësore, efikase nga shteti, si dhe zyrtarë profesionistë dhe kompetentë.

Gjatë ngritjes së qëndrimit të tij në këtë çështje, Kostadinovksi informoi se Gjykata ka marrë parasysh edhe Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023, vendime të ndryshme krahasuese, por edhe vendime, si Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së (Students for fair admissions v. President and fellows of Harvard College, 2023). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR