• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Vlerësimi dhe fuqia e kulturës janë zemra e çdo komuniteti

Kostadinovska-Stojçevska: Vlerësimi dhe fuqia e kulturës janë zemra e çdo komuniteti

Dibër, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Konstandinovska-Stojçevska sot ishte në vizitë pune në IK Qendra e Kulturës në Dibër ku drejtoresha Edona Alili e njohu me kushtet dhe veprimtarinë e këtij institucioni unik kombëtar në fushën e kulturës në qytet.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se vlerësimi dhe fuqia e kulturës, si zemra e çdo komuniteti, në Dibër është falë funksionimit aktiv dhe të suksesshëm të Qendrës së Kulturës.

"Në kuadër të programit vjetor, Ministria e Kulturës në vazhdimësi mbështet projektet që janë me interes për qytetarët e Dibrës, si: ekspozita, koncerte, shfaqje teatrale. Në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në periudhën e kaluar, projekti për ndërhyrje konservatore-restauruese në çatinë dhe fasadat e kupolës së kishës “Shën. Georgij Pobedonosev" në fshatin Rajçicë", tha ministrja. 

Ushtruesi i detyrës së drejtoreshës Alili e informoi ministrin se Qendra e Kulturës është një institucion me karakter multifunksional, i cili kryen aktivitete nga të gjitha aktivitetet në fushën e kulturës.

Gjatë vizitës, Ministrja Kostadinovska-Stojçevska shikoi veprat artistike të ekspozuara nga autorë të rinj, si dhe ekspozitën e fotografive “Dibra në sytë e të rinjve”, vizitoi bibliotekën që është pjesë e institucionit dhe përshëndeti anëtarët e Klubit të Debatit Rinor, i cili debatoi për tema mjedisore në amfiteatër.

Kostadinovska-Stojçevska vizitoi Muzeun e Qytetit në Dibër, ku mund të shihen artefakte dhe ekspozita që flasin për historinë dhe traditën e popullsisë së kësaj ane.

Ajo ka qëndruar edhe në një nga shtëpitë më të njohura të qytetit – Shtëpinë e familjes Erebara, mbi 400 vjeçare, të cilën e kanë blerë para më shumë se pesë dekadash nga familja Topalovski.

Shtëpia është prej druri nga mjeshtër dibranë, ndërsa rozeta në tavanin e kësaj shtëpie është në kartëmonedhën e Maqedonisë prej 100 denarë. qa/ab/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR