• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kostadinovska-Stojçevska në pranim-dorëzimin e ikonave maqedonase në Tiranë

Kostadinovska-Stojçevska në pranim-dorëzimin e ikonave maqedonase në Tiranë

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ndodhet për vizitë njëditore në Tiranë, me ftesë të koleges së saj, Elva Margariti, kumtoi Ministria e Kulturës.

Arsyeja e vizitës, siç theksohet, është pranim-dorëzimi i ikonave maqedonase, të cilat janë njohur rastësisht përmes mediave shqiptare nga ekspertë maqedonas në vitin 2013. 

Para ceremonisë së dorëzimit solemn të ikonave nga ministrja e Kulturës së Republikës së Shipërisë, Margariti, është planifikuar edhe takim dypalësh, në të cilin temë e diskutimit do të jenë bashkëpunimi dypalësh dhe aktivitetet e ardhshme të përbashkëta në kuadër të UNESKO-s. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR