• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase e avancojmë zbatimin e tij dhe e ruajmë si kategori kushtetuese

Kostadinovska-Stojçevska: Me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase e avancojmë zbatimin e tij dhe e ruajmë si kategori kushtetuese

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA)  - Veçanërisht jam krenare që miratimi i Ligjit të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase u zhvillua në një atmosferë të debatit të gjerë dhe interesimit të madh nga të gjitha palët e prekura, deklaroi  në një intervistë për televizionin "Tera", ministre e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

"Flasim për gjuhën maqedonase si trashëgimi kulturore e përcaktuar me Kushtetutë. Me të vërtetë jam shumë krenare që kemi hartuar Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase. Që nga viti 1998 ne nuk kemi pasur dispozita aq të qarta, ajo zgjidhje ligjore ka qenë e vjetëruar dhe duke pasur parasysh se gjuha është materie e gjallë, nuk mund të qëndrojmë në Ligjin i cili pothuajse do të kishte mbushur njëzet e vjet e më shumë", thotë Kostadinovska - Stojçevska. 

 Duke folur për rrjedhën dhe procesin e miratimit të këtij ligji, ministrja e Kulturës shtoi se në seancën plenare deputetja Gordana Siljanovska-Davkova  pozitivisht e vlerësoi rrjedhën e miratimit të Ligjit dhe diskutimin e vetë debatit", bëri të ditur Ministria e Kulturës.

 Theksoi se edhe debati publik për Propozim-ligjin që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Shkup dhe të gjitha konsultimet tjera që u zhvilluan në nivel të deputetëve dhe Ministrisë, siç tha, ishin në nivel shumë të lartë akademik.

Me Ligji i ri, ndër të tjera, parashihet lektorimi i detyrueshëm i të gjitha dokumenteve të lëshuara nga institucionet, punësimi i detyrueshëm të një lektori në çdo institucion, dënime më të mëdha për shkeljen e dispozitave të këtij ligji.

 Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR