• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Libri me figura është punë serioze, secilit në mënyrë të veçantë duhet t'i qaset si një vepre artistike

Kostadinovska-Stojçevska: Libri me figura është punë serioze, secilit në mënyrë të veçantë duhet t'i qaset si një vepre artistike

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Libri me figura është punë serioze dhe secilit në mënyrë të veçantë duhet t'i qaset si një vepre artistike, ka porositur ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në panel diskutimin "Nga shkronja deri në rrëfim" që u mbajt në kuadër të Festivalit ndërkombëtar për literaturë dhe ilustrim për fëmijë "Litera 2023".

"Para 10 viteve botuesit janë ankuar se është shqetësues numri i vogël i autorëve tanë të librave me figura dhe në përgjithësi i librave për fëmijë dhe të rinj dhe se për këtë janë të detyruar të përkthejnë autorë të huaj ose të ribotohen edicione të vjetra vetëm sa të ketë autorë tanë. Këtë dobësi e ka parë edhe Ministria e Kulturës dhe për fat të keq, në tre vitet e fundit, gjendja ndërrohet. Ndërkohë, për fat të keq, janë paraqitur edhe gjenerata të reja, të cilat me talentin dhe pasionin i janë përkushtuar plotësisht gjallërimit të këtij segmenti të rëndësishëm nga letërsia", theksoi ministrja. 

Kostadinovska-Stojçevska, siç transemton Ministria, ka shprehur kënaqësi nga fakti që edhe shtëpitë botuese e kanë caktuar rëndësinë e librit me figura dhe me kreativitetin e vet dhe risinë ndihmojnë librat me figura që të jenë "qendër" në interes të fëmijëve.

Ajo përkujtoi se Ministria e Kulturës përmes Programit vjetor për mbështetje të projekteve të kulturës, mbështet gjithnjë e më shumë tituj nga ky lloj zhanri i letërsisë, dedikiuar më të vegjëlve mb/

Foto. Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR