Kostadinovska Stojçevska: Vallëzimi me kreativitetin e vet e afirmon kulturën e vendit tonë
- Vallëzimi si art universal kreativ e reflekton dhe e promovon kulturën e vendit tonë. Kultura jonë ka histori të rëndësishme të vallëzimeve përmes ekzistimit të të cilave janë rrënuar paragjykimet dhe kufizimet, kumtoi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, me rastin e Ditës botërore të vallëvimit - 29 Prillit.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:59, 29 prill, 2024

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Vallëzimi si art universal kreativ e reflekton dhe e promovon kulturën e vendit tonë. Kultura jonë ka histori të rëndësishme të vallëzimeve përmes ekzistimit të të cilave janë rrënuar paragjykimet dhe kufizimet, kumtoi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, me rastin e Ditës botërore të vallëvimit - 29 Prillit.
Ajo theksoi se Ministria e Kulturës e konfirmon kontributin evet ndaj skenës dhe mbetet partnere në afirmimin e identiteti vallëzues të vendit.
Kostadinovska-Stojçevska në urimin e vet për Ditën e vallëzimit shfaqi bindje se projektet e përbashkëta e avancojnë dialogun kulturor dhe e sjellin lirinë e artit. ab/
Foto: Ministria e Kulturës