• e diel, 30 qershor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Siguruam hapësirë për strehim të përhershëm të SHAFM

Kostadinovska - Stojçevska: Siguruam hapësirë për strehim të përhershëm të SHAFM

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Ministria e Kulturës sot njoftoi se është siguruar hapësirë për strehim të përhershëm të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë (SHAFM), me çka zgjidhet problemi shumëvjeçar i Shoqatës.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë Vendim për dhënie për shfrytëzim të hapësirës së Shoqatës për afirmim të krijimtarisë artistike, organizim të jetës artistike dhe pasurimin e kulturës artistike, Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë - Shkup.

"Më në fund SHAFM po merr hapësirën e saj të galerisë ku do të realizojë ekspozitat e veta tradicionale dhe do të provokojë shumë ide të reja për pasurimin e skenës vendore, si dhe bashkëpunime ndërkombëtare", thotë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Hapësira e re për SHAFM gjendet në rrugën "Ilindenska", ndërsa është objekt për të cilin SHAFM dorëzoi kërkesë në Ministrinë e Kulturës si mundësi për zgjidhje të përhershme edhe të statusit të tyre të pazgjidhur shumëvjeçar. fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR