• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të Sindikatës së Kulturës

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të Sindikatës së Kulturës

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në konferencë për shtyp me rastin e reagimit të Sindikatës për pretendimin për mosngritje të pagave, ka treguar se nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të Sindikatës. Theksoi se ndryshimi i vetëm që është futur në dispozitiv është paga minimale.

"Në vetë vendimin qëndron se paga llogaritet në këtë mënyrë - paga bazë bruto mbi bazën e mëposhtme: paga bruto minimale e cila është botuar në Gazetën Zyrtare në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, koeficienti i kompleksitetit sipas marrëveshjes kolektive të të punësuarit ka të drejtën e 0,5 shtesë të pagës bazë bruto për çdo vit stazh me maksimum 20 për qind. Këta tre komponentë janë të pandryshuar. Nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, nuk ka ndryshim në marrëveshjen kolektive të Sindikatës së Kulturës dhe e drejta për çdo vit të stazhit mbetet, tha Kostadinovska Stojçevska.

Siç theksoi, ndryshimi i vetëm që është futur në dispozitiv është paga minimale, sepse është i vetmi komponent që ka ndryshuar.

"Me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, paga minimale e llogaritur nga muaji mars 2024 arrin në 33.352.000 denarë. Kjo do të thotë se i vetmi komponent i kësaj page që është i ndryshueshëm është paga minimale. Pikërisht për këtë ajo qëndron në dispozitivin", tha ministrja.

Siç shpjegoi, në përgatitjen e kësaj zgjidhjeje janë konsultuar me MPPS-në, Inspektoratin shtetëror të punës, shërbimet në Ministrinë e Kulturës dhe të gjithë aktorët aktivë.

“Deri më sot asnjë shërbim juridik apo kontabiliteti nuk ka telefonuar nga asnjë institucion për të thënë se ka problem me llogaritjen e pagave”, tha ministrja. ls/ 

 

Фото:МИА

QËNDRONI TË LIDHUR