Kostadinovska -Stojçevska në UNESKO në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Aco Shopovit
- - Në selinë e UNESKO-s në Paris sot fillon programi për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së kolosit të lirikës maqedonase, Aco Shopov, që është pjesë e Kalendarit të jubileve të rëndësishëm ndërkombëtarë të mbështetur nga UNESKO. Me këtë rast, do të flasin ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska dhe presidenti Stevo Pendarovski.
- Post By Fitore Curri
- 08:09, 21 mars, 2023
Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Në selinë e UNESKO-s në Paris sot fillon programi për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së kolosit të lirikës maqedonase, Aco Shopov, që është pjesë e Kalendarit të jubileve të rëndësishëm ndërkombëtarë të mbështetur nga UNESKO. Me këtë rast, do të flasin ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska dhe presidenti Stevo Pendarovski.
Siç është paralajmëruar, në kuadër të vizitës është paraparë takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule.
Duke e shënuar krijimitarinë dhe poezinë e Aco Shopovit, në këtë ngjarje do të mbahet simpozium ndërkombëtar "Poezia, krijimtaria, këndimi dhe qarkullimi i veprave në gjuhët e zonave më të vogla folëse". Në kuadër të programit do të mbahet edhe projeksion i filmit të animuar "Tmerri" i punuar sipas poezisë me të njëjtin emër të Aco Shopovit, i inspiruar nga tërmeti i Shkupit në vitin 1963, si dhe performancës poetike "Ardhja e gjatë e zjarrit", ndërsa do të hapet edhe ekspozita kushtuar rrugës së krijimtarisë së Aco Shopovit "Rruga që unë ec".
Në kuadër të programit, me të cilin shënohet edhe Dita Botërore e Poezisë - 21 Marsi, do të publikohet laureati i "Kurorës së artë", të edicionit të 62-të të këtij viti të "Netëve Strugane të Poezisë", si dhe fituesi i çmimit "Urat e Strugës", i cili ndahet në bashkëpunim me UNESKO-n.
Ngjarja është pjesë e Programit nacional "2023 - Viti për nder të Aco Shopovit", që realizohet nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski. fc/