• e shtunë, 29 qershor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Në Tetovë këtë vit janë investuar 147 milion denarë, më së shumti për teatrin dhe bibliotekën

Kostadinovska Stojçevska: Në Tetovë këtë vit janë investuar 147 milion denarë, më së shumti për teatrin dhe bibliotekën

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA)- Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska gjatë kohës së vizitës së saj në Komunën e Tetovës kanë informuar se për riparimin e Muzeut të Tetovës janë investuar 4,5 milion denarë dhe janë siguruar kushte më të mira për punë të vazhdueshme në njërën prej institucioneve bartëse kulturore në Tetovë.

Kostadinovska Stojçevska e cila e vizitoi Tetovën bashkë me ministren e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova deklaroi se Ministria e Kulturës vetëm si mbështetje investoi mbi 14,5 milion denarë në institucionet kulturore në Tetovë.

Ajo informoi se në vitin 2023 janë investuar afërsisht 147 milionë denarë, prej të cilave pjesa më e madhe për ndërtimin e objektit kapital dedikuar për teatrin dhe bibliotekën në Tetovë, ndërsa për vitin 2024 janë planifikuar ende mjete financiare. ss/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR