• e diel, 22 dhjetor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Misioni mësimor i Cirilit dhe Metodit është shenjtëria dhe krenaria jonë të cilën e festojmë edhe sot

Kostadinovska - Stojçevska: Misioni mësimor i Cirilit dhe Metodit është shenjtëria dhe krenaria jonë të cilën e festojmë edhe sot

Shkup, 24 maj 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska në urimin e sotëm me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë - 24 Maji, tha se misioni mësimor i Cirilit dhe Metodit është shenjtëria dhe krenaria jonë të cilën e festojmë edhe sot.

"Shenjtorët Cirili dhe Metodi, me misionin e tyre shpirtëror - iluminist kanë rëndësi thelbësore për kulturën dhe gjuhën maqedonase. Me predikimin dhe mësimin e tyre e vendosën bazën e alfabetit dhe letërsisë sllave. Ata e krijuan alfabetin e parë të njohur si alfabeti glagolik dhe kontribuan për krijimin e alfabetit tonë të sotëm", shtoi ministrja. 

Siç theksoi me gjithë rezistencën dhe mospajtimin e një numri të madh priftërinjsh dhe krerësh shtetërorë, Cirili dhe Metodi arritën të imponojnë gjuhën sllave në përhapjen e krishterimit, përveç hebraishtes, greqishtes dhe latinishtes.

Ajo shtoi se askush nuk pati sukses që ta mposht qëndrueshmërinë dhe këmbëngulësinë në arsimimin e popujve dhe për këtë misioni i tyre mësimor është shenjtëria dhe krenaria të cilën e festojmë edhe sot. fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR