• e martë, 24 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska hedh poshtë akuzat e Arsovskës dhe paralajmëron padi

Kostadinovska Stojçevska hedh poshtë akuzat e Arsovskës dhe paralajmëron padi

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska i ka hedhur poshtë akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe paralajmëroi padi për shpifje. Ministrja sot në konferencën për mediat tha se Arsovksa në mënyrë shtesë e ka dëmtuar buxhetin për rikonstruktimin e sallës për 20 milionë denarë.

"Kategorikisht i hedh poshtë gënjeshtrat e sajuara dhe pretendimet skandaloze të Arsovskës se kam qenë në dijeni për zjarrin dhe nuk e kam paraqitur. Lajmi për zjarrin u përhap aq shpejt sa në një kohë shumë të shkurtër u vërshuan rrjetet sociale ku dhe unë u njoftova dhe në të njëjtin moment nga ky vend pune i Ministrisë së Kulturës jam drejtuar drejt Sallës universale. Ndërhyrja në sistemin e Byrosë për furnizime publike është karakteristikë për një kohë tjetër kur qytetin dhe shtetin e udhëhiqnin ata që e bënë atë kryetare. Në kohën tonë është dërguar një kërkesë formale në Byronë për furnizime publike dhe një përgjigje e rregullt për ndryshimin e investitorit, siç kërkohet me marrëveshjen e lidhur me Qytetin e Shkupit", tha Kostadinovska -Stojçevska.

Ajo pohon se vetë Arsovska ka nënshkruar disa dokumente për fillimin e rikonstruktimit të Sallës universale. Siç theksoi, i njëjti projekt që Arsovska e konteston dhe për të cilën akuzon se është falsifikim, është dërguar përmes sistemit për marrjen e lejes ndërtimore nga ana e Qytetit për llogaritjen e shërbimeve komunale.

"Qyteti ka përgatitur një përllogaritje të tillë, ndërsa Ministria e Kulturës e ka paguar për të cilën kemi edhe kontratë të lidhur për shërbimet komunale. Ajo ka nënshkruar dokumente gjatë gjithë këtyre procedurave siç është marrëveshja për rregullimin e procedurës. Ajo ka nënshkruar dokumentet dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar sigurinë. Dhe këtë hap u desh ta bëjmë përsëri për shkak të mungesës së interesimit dhe vullnetit të Arsovskës për të filluar rikonstruktimi sepse miratimi për rikonstruktimin kishte skaduar", shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas saj, Arsovska jo vetëm që nuk ka marrë asgjë për dy vite, ajo edhe më tej e ka dëmtuar buxhetin për rikonstruktimin e sallës me 20 milionë denarë.

Ministrja potencoi se Arsovska për shkak të anulimeve rreth rikonstruktimit ka humbur një rast gjyqësor dhe e ka dëmtuar buxhetin e qytetarëve të destinuar për rikonstruktim.

"Insinuatat e Arsovskës se unë kam ditur për zjarrin, ndërsa nuk e kam raportuar, seria e mjegullnajave të deklaruara në konferencën e djeshme në ditët në vijim do të jetë lëndë para instancave gjyqësore kështu që ajo vetë do të ketë mundësinë të sqarojë më hollësisht pretendimet e bëra për mua lidhur me Sallën universale. Dëshiroj që qytetarët të dinë se çfarë i shqetëson dhe në çfarë nuk duhet të dyshojnë, ndërsa as të kenë frikë se mund ta bëjë Bisera apo dikush tjetër nga Ministria e Kulturës, ndërsa është një ndërhyrje në sistemin e furnizimit publik", shtoi Kostadinovska Stojçevska.

Ajo sqaroi se pas lidhjes së marrëveshjes për ndryshimin e investitorit, Ministria e Kulturës si investitorë e re ka marrë përsipër të gjitha detyrimet dhe të drejtat që kanë të bëjnë me rikonstruktimin e sallës.

"Marrëveshja e realizimit nuk është përfunduar dhe si e tillë prej Byrosë për furnizime publike kemi mendim se duhet ta ndërmarrim në përputhje me nenet 3 dhe 4 nga marrëveshja e lidhur me Qytetin e Shkupit për ndërrimin e investitorit. Kjo është kërkesa që ju treguam. Marrëveshja shtesë që lidhet me kontraktorin, kemi edhe obligacione për rikonstruktimin e fazës së parë të Sallës universale. Ministria e Kulturës në bazë të marrëveshjes së lidhur me Qytetin e Shkupit iu drejtua të gjitha subjekteve juridike që paraqiten si palë të interesuara në rindërtim dhe në rrugë zyrtare i kemi siguruar të gjitha dokumentet që nuk na janë ofruar nga kryetarja e komunës me qëllim që procesi të vazhdojë në mënyrë efikase dhe pa probleme", tha ministrja. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR