• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska- Stojçevska dhe Bytyqi në mbikëqyrje të rinovimit të hapësirës për Orkestrën e xhazit

Kostadinovska- Stojçevska dhe Bytyqi në mbikëqyrje të rinovimit të hapësirës për Orkestrën e xhazit

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës në Qeverinë teknike, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, drejtori i TAV konstrakshën Fatin Kan dhe përfaqësues të Orkestrës nacionale të xhazit sot do të inspektojnë fillimin e rinovimit të hapësirës për Orkestrën nacionale të xhazit.

Adaptimi i hapësirës është bërë i mundur me mjete nga programi TAV dhe Ministria e Kulturës nga është siguruar projekti i rinovimit.

Hapësirat me vendim të Qeverisë i janë ndarë për përdorim të përhershëm Orkestrës nacionale të xhazit. Hapësirat ndodhen ne bodrumin e Operës dhe baletit kombëtar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR