• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria para marrëveshjes së re, dënime alternative për të dënuarit kosovarë nga drejtësia e Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria para marrëveshjes së re, dënime alternative për të dënuarit kosovarë nga drejtësia e Shqipërisë
Tiranë, 11 tetor 2022 (MIA) – Ministrat e drejtësisë të Kosovës dhe të Shqipërisë paralajmëruan se marrëveshja për dënime alternative do të finalizohet gjatë vitit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Ulsi Manaj tha se shtetasit e Kosovës të dënuar në Shqipëri nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.

"Do të kemi marrëveshje për dënime alternative për qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri. Pas kësaj marrëveshje, instituti që do t'i mbikëqyrë këta të dënuar do të jetë në Kosovë", tha ai.

Në Rezolutën, të cilën Shqipëria e dorëzoi edhe deri tek Këshilli i Evropës, ndër të tjera thuhet se prej më shumë se një dekade asnjë krim që pretendon Marti nuk është vërtetuar me prova dhe se “Këshilli duhet të anulojë raportin dhe miratoni një tjetër, në të cilin duhet të shprehet e vërteta për udhëheqjen e UÇK-së”.

Homologja e tij kosovare, Albulena Haxhiu, tha se në takim është biseduar për implementimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e dy qeverive, për të cilat janë formuar grupet punuese.

Ndër marrëveshjet tjera janë edhe njohja e provimit të jurisprudencës si dhe leja për punë për profesione të lira. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR