• e premte, 05 dhjetor 2025

Kos: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, tani ka një konsensus të qartë për zgjerim të mëtejshëm dhe urgjent

Kos: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, tani ka një konsensus të qartë për zgjerim të mëtejshëm dhe urgjent

Shkup, 1 korrik 2025 (MIA) - Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë siç duhet, me procesin e zgjerimit mund ta bashkojmë Evropën. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, i porositi komisarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot në Shkup.

Ajo theksoi se për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm projekti për ndërtimin e një Evrope të pavarur, një Evrope në të cilën qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre. Por, siç tha Kosi, për ta realizuar këtë, duhet të forcohet konkurrueshmëria, duhet të mbrohet demokracia nga armiqtë e jashtëm, në duart  e tona duhet të merret siguria e kontinentit dhe hapat e fundit janë unifikimi i Evropës, që do të thotë zgjerim, zgjerim bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta.

"Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë siç duhet, me procesin w zgjerimit mund ta bashkojmë Evropën. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dëgjoj mendime të ngjashme në Kopenhagë të Danimarkës, e cila merr presidencën sot, dhe në Berlin, Varshavë dhe Paris, dhe e nënvizoj këtë, sepse dua të jem e qartë se ka një konsensus të qartë për zgjerim të mëtejshëm dhe urgjent tani. Nuk ishte kështu në të kaluarën, por keni një shans, të cilin duhet ta shfrytëzoni, nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe po shohim përparim të konsiderueshëm", tha Kosi në takimin e liderëve BE-Ballkan Perëndimor për planin e zhvillimit të mbajtur nën moton "Stabilitet, Unitet, Ardhmëri".

Ajo e theksoi progresin e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë. Theksoi se Shqipëria ka hapur tre klasterë në gjashtë muajt e fundit, të cilat, siç tha, "kontribuat në suksesin e procesit të zgjerimit".

 "Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi në gjendje të hapim të gjitha klasterët këtë vit dhe siç ju thashë dje, mezi pres të festoj hapjen e klasterëve. Mali i Zi të premten mbylli një kapitull tjetër dhe në Bosnjë e Hercegovinë agjenda e reformave është miratuar dhe po presim që të formohet një qeveri e re. Z. Kurti, ju vërtet  keni investuar shumë energji në procesin e inkuadrimit dhe ne tashmë po ecim përpara në Serbi. Shpresoj se do të mund tl shkojmë më tej. Por, ky është procesi i zgjerimit. Tani jemi këtu për Planin e Rritjes, i dashur Hristijan, ju thashë se jemi të suksesshëm dhe emocionohem kur flas për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni është shumë i dashur për mua", tha Kosi në fjalimin e saj.

 Komisarja evropiane për Zgjerimin shtoi se dëshiron të ndihmojë në ecjen përpara të qëllimit.

"E di që reformat kryesore që po ju kërkojmë nga ju nuk janë të thjeshta. Ato prekin struktura të rrënjosura të interesave, të fuqisë dhe në shumë mënyra kërkojnë një transformim të thellë shoqëror dhe është e nevojshme që liderët ta udhëheqin këtë ndryshim. Ju siguroj se ia vlen. Fitimet janë të vlefshme - stabilitet, siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tuaj", tha Kosi. 

Plani i rritjes është tërësisht në duart tuaja, shtoi ajo, nuk ka ndërhyrje nga dinamikat politike dhe kjo do të ndihmojë plotësisht vendet e rajonit të përgatiten për anëtarësim në BE.

Komisarja evropiane Kos në fjalime saj hyrës shprehu edhe ngushëllime për viktimat e zjarrit në diskotekën "Puls" të Koçanit. 

 "Shumë jetë të reja humbën, shumë të tjerë u lënduan, ndërsa disa ende po trajtohen në spitale. Shpesh mendoj për viktimat dhe të lënduarit dhe se si asgjë nuk është më e rëndësishme se familja dhe komuniteti. Është mirë të dish se në këto momente të vështira, evropianë të tjerë, komuniteti evropian mund të ofrojnë ndihmë dhe mekanizmi evropian koordinoi menjëherë dërgimin e të lënduarve, të cilët u trajtuan në spitale në Suedi, Spanjë, Lituani, por ishin fqinjët tuaj, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të cilët ishin të parët që reaguan dhe u kujdesën për shumë nga të lënduarit. Evropa tregon solidaritet për të gjithë", tha Kosi.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR