• e premte, 05 dhjetor 2025

Koshta: Rusia duhet të përfshihet në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës

Koshta: Rusia duhet të përfshihet në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës

 Romë, 10 korrik 2025 (MIA) - Rusia duhet të financojë rindërtimin e Ukrainës kur të përfundojë lufta e shkaktuar nga pushtimi i Moskës, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta.

"Rindërtimi i Ukrainës do të kërkojë përpjekje të mëdha dhe të qëndrueshme nga bashkësia ndërkombëtare, në përputhje me shkallën e shkatërrimit dhe urgjencën e momentit", tha Koshta në një konferencë për rindërtimin e Ukrainës në Romë. 

 Ai theksoi se rindërtimi duhet të bazohet gjithashtu në drejtësi, gjë që nënkupton, siç tha, se Rusia është përgjegjëse për shkatërrimin që ka shkaktuar, raportoi Ansa.

 "Agresori do të duhet të marrë përgjegjësinë për rindërtimin e asaj që u përpoq të shkatërronte", tha Koshta.

 Komisioni Evropian (KE) sot, gjithashtu, publikoi 2.3 miliardë euro mbështetje për Ukrainën për ta ndihmuar atë të rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR