• e premte, 05 dhjetor 2025

Koshta dhe Fon der Lajeni e përshëndetën fillimin e presidencës daneze me BE-në

Koshta dhe Fon der Lajeni e përshëndetën fillimin e presidencës daneze me BE-në

Bruksel, 1 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, në postimet e tyre në rrjetet sociale e përshëndetën fillimin e sotëm të presidencës gjashtëmujore të Danimarkës me Këshillin e BE-së.

"Mirë se erdhe në presidencën daneze. Ju uroj sukses në gjashtë muajt e ardhshëm", tha Koshta. 

Ai në postim i dërgoi urime kryeministres daneze Mete Frederiksen. 

 "E dashur Mete, me padurim pres bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të shihemi në fillimin zyrtar të presidencës këtë javë në Arhus!, shtoi Koshta.

 Fon der Lajeni, ndërkaq, i shprehu një "mirëseardhje shumë të ngrohtë" Danimarkës, në fillimin e presidencës së saj me Këshillin e BE-së.

"Pres me padurim të bashkëpunojmë për një Evropë të sigurt dhe konkurruese. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta", shtoi fon der Ljaeni në postim.

Sipas paralajmërimeve, prioritet të presidencës daneze me Këshillin e BE-së, motoja e së cilës është "Një Evropë e Fortë në një Botë në Ndryshim", është ndërtimi i një Evrope të sigurt, konkurruese dhe të gjelbër 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR