• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kos: Pas një viti të plotë përpjekje dhe punë Bosnje e Hercegovina u bashkohet pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor me miratimin e agjendës së reformave

Kos: Pas një viti të plotë përpjekje dhe punë Bosnje e Hercegovina u bashkohet pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor me miratimin e agjendës së reformave

Shkup, 1 korrik 2025 (MIA) - Eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos dërgoi urim që pas një viti Këshilli i ministrave të Bosnje e Hercegovinës miratoi agjendën e reformave e cila është kusht për t'u bashkuar me pesë shtete të Ballkanit Perëndimor dhe për të filluar përdorimin e fondeve të BE-së. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, në konferencën për media pas samitit të liderëve në Shkup, se çfarë duhet liderët e Bosnje e Hercegovinës të bëjnë, për të pasur progres në implementimin e reformave, Kos u përgjigj se ky lajm i mirë ndodhi të premten dhe gjatë ditëve në vijim pret një njoftim zyrtar nga Sarajeva.

"Kur Komisioni t'i miratojë reformat do të nënshkruajnë marrëveshje dhe atëherë do të fillojmë të punojmë në këtë çështje. Nuk mund ta përshkruaj sa e lumtur jam, që pas një vitit të plotë përpjekje dhe punë në këtë çështje, Bosnje e Hercegovina iu bashkua pesë shteteve të tjera. Mund t'ua uroj. Megjithatë Maqedonia ishte e para që e prezantoi agjendën reformuese, tani të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë agjendë të tillë reformuese", tha Kos. 

Eurokomisarja për zgjerim të BE-së, Kos theksoi se kohëzgjatja është shumë e rëndësishme, pasi paratë që përdorin shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të disponueshme deri në fund të vitit 2027.

"Edhe nëse nuk i shfrytëzojmë, vendet nuk arrijnë t’i absorbojnë, unë do të detyrohem t’i kthej paratë në buxhetin e BE-së dhe mendoj se ka zgjidhje më të mira se kjo. Derisa ju i realizoni reformat, ne do t’ua japim ato më shpejt, sesa t’i kthejmë në buxhetin e BE-së, nëse unë pyetem për këtë. Dëshiroj që deri në euron e fundit të shpenzohet për vendet e Ballkanit Perëndimor", tha Kos. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR